Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Aktivitetet - Qeverisja e Mirë Lajme PerSllajder Programi për Qeverisje të mirë Lokale Uncategorized @sq

INPO publikon Indeksin e kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Ferizaj

Organizata Jo-Qeveritare INPO sot përmes një konference ka publikuar raportin e Indeksit të kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Ferizaj. Indeksi është dizajnuar të bëjë vlerësimin e kënaqshmërisë me shërbimet komunale të cilat ofrohen  nga komuna bazuar në kompetenca vetanake. Indeksi ka bërë matjen e 15 lloje të ndryshme të shërbimeve komunale, si dhe […]

Aktivitete qeverisje të mirë Aktivitetet - Qeverisja e Mirë Lajme PerSllajder

Komuna e Prishtinës cënon miratimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2018-2020

Organizata INPO reagon ashpër ndaj neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së organeve komunale të Prishtinës në zbatimin e obligimeve ligjore për planifikimin e politikave fiskale dhe financiare të komunës. Kuvendi Komunal i Prishtinës ka vetëm edhe tri (3), ditë kohë për të miratuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2018-2020, ndërsa Komiteti për Politikë dhe Financa ende nuk […]

Aktivitetet - Qeverisja e Mirë Lajme PerSllajder Programet Uncategorized @sq

INPO: Komuna e Ferizajt shpallë konkurs të kundërligjshëm dhe jo transparent

Organizata INPO si rezultat i monitorimit sistematik të punës së Komunës së Ferizajt, ka gjetur se kjo Komunë ka shpallur konkurs për pranimin e punonjësve për kryerjen e shërbimeve të veçanta për së paku pesë (5) pozita në kundërshtim me ligjin për Shërbimin Civil të Kosovës dhe akteve tjera nënligjore. Pozitat e shpallura përmes këtij […]

Aktivitetet - Qeverisja e Mirë Lajme PerSllajder Programet Uncategorized @sq

Komiteti për politikë e financa takimin e parë e mbajnë kundërligjshëm

INPO reagon kundër mbajtjes së mbledhjes së kundërligjshme të Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Prishtinës. Të enjten KPF-ja mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2017 në kundërshtim më Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe UA Nr.03/2014 për procedurën e themelimit, përbërjen dhe kompetencat e komiteteve të përhershme në komunë. Kjo mbledhje […]

Aktivitetet - Qeverisja e Mirë Lajme PerSllajder Programet Programi për Qeverisje të mirë Lokale Uncategorized @sq

Fushata sensibilizuese “Ti je Vendimmarrës”

Organizata joqeveritare INPO, në kuadër të Programit për Qeverisje të Mirë, sot (e hënë), ka nisur fushatën sensibilizuese “Ti je Vendimmarrës”. Kjo fushatë ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në proceset e qeverisjes lokale. Fushata do të realizohet në komunën e Ferizajt dhe atë të Prishtinës. Nëpërmjet saj do […]

Aktivitetet - Qeverisja e Mirë Lajme PerSllajder Programet Uncategorized @sq

Kuvendi Komunal i Ferizaj nxjerrë vendime kundërligjshëm

Organizata INPO reagon ashpër ndaj vendimeve të jashtëligjshme të Kuvendit Komunal të Ferizajt për hedhjen në shqyrtim publik të Planit Zhvillimor Komunal dhe faljen e borxheve Shoqatave të dala nga lufta si dhe shoqatës së ish- të burgosurve politikë për shfrytëzimin e autoparkingjeve.   Bazuar në monitorimin e INPO-s, seanca e parë e KK-së, është […]

Aktivitetet - Qeverisja e Mirë Lajme PerSllajder Uncategorized @sq

Të rivlerësohet rekrutimi i punëtorëve për ndërmarrjen publike lokale “Ambienti”

Organizata joqeveritare Iniciativa për Progres-INPO, ka përcjellë me vëmendje të gjitha procedurat dhe fazat e rekrutimit të stafit menaxhues dhe stafit teknik të punës në ndërmarrjen publike të sapo themeluar “Ambienti” në Ferizaj. Në bazë të monitorimit INPO ka evidentuar shkelje ligjore në procesin e rekrutimit të punëtorëve: 1. Gjetjet tregojnë se përpilimi i testit […]

Aktivitetet - Qeverisja e Mirë Lajme PerSllajder Programet Uncategorized @sq

Kuvendet Komunale pa plane të punës për vitin 2017

Organizata INPO, e cila monitoron punën e Kuvendit Komunal të Ferizajt dhe atij të Prishtinës ka konstatuar se këto dy kuvende kanë nisur vitin 2017 pa plan konkret të punës. Mosmiratimi i planit vjetor të punës para se gjithash përbën shkelje të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, neni 40, i cili i obligon kuvendet komunale […]

Aktivitetet - Qeverisja e Mirë Lajme PerSllajder Programet Programi për Qeverisje të mirë Lokale Uncategorized @sq

INPO kërkon zgjedhje të reja për përfaqësues dhe kryetar të bashkësive lokale

INPO në emër të përfaqësuese të Bashkësive lokale, ka deponuar kërkesë në zyrën e kryetarit të komunës së Ferizajt, z.Muharrem Svarqa, për organizimin e zgjedhjeve të reja në bashkësitë lokale të komunës së Ferizajt. Kjo kërkesë u adresua pas një konsultimi dhe koordinimi të plotë me përfaqësues të fshatrave dhe bashkësive lokale në Komunën e […]

Aktivitetet - Qeverisja e Mirë Lajme PerSllajder Programi për Qeverisje të mirë Lokale Uncategorized @sq

“Demokracia” në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Ferizaj, 15 Shtator 2016 – Në kuadër Programit për Edukim Demokratik, Organizata Jo-Qeveritare “Iniciativa për Progres INPO”, të enjten ka realizuar një performancë para objektit të Kuvendit Komunal të Ferizajt, në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë. Me këtë performancë, INPO synon të nxjerrë në pah mungesën e transparencës dhe bashkëpunimit ndërmjet Komunës […]