Ferizaj, 09 Qershor 2008: INPO më 26 Maj ka reaguar për mënyrën e shpalljes së konkursit për punësimin e zyrtarëve në Zyrën e Prokurimit të Komunës së Ferizajt dhe ka paralajmëruar mundësinë e zgjedhjes të personave të pa certifikuar, duke anashkaluar Ligjin në fuqi 2003/17 për Prokurim Publik dhe mundësinë për nepotizëm duke zgjedhur persona […]
Ferizaj, 7 Qershor 2008: Dënojmë ashpër dhunën e ushtruar nga ana e personelit të sigurimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kundër gazetarëve të emisionit “Jeta në Kosovë”. Sulmet e tilla janë sulme të drejtpërdrejta ndaj të drejtës fundamentale të qytetarit, atë të fjalës së lirë dhe si të tilla nuk mund të tolerohen. Emisioni “Jeta […]
Ferizaj, 6 Qershor 2008: Për të adresuar problemet në zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, INPO ftoi në një tryezë diskutimi përfaqësues të shoqërisë civile dhe asaj politike. Më 15 Qershor pritet që në Kosovë të hy në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Përderisa kjo datë afrohet, gjithashtu shtohen edhe pengesat në zbatimin […]
Ferizaj, 28 maj 2008; Me qëllim që të nxitet dhe zhvillohet një debat cilësor rreth gjendjes aktuale në Komunën e Ferizajt dhe prioriteteve që duhet t’i ketë komuna, INPO ka ftuar në një debat ish-funksionarët e lartë udhëheqës të Komunës së Ferizajt që nga viti 1999. Në këtë debat ishin të pranishëm; z. Hetem Ibrahimi, […]
Ferizaj, 26 Maj 2008: Drejtoria e Administratës dhe Personelit e Komunës së Ferizajt më 30 prill 2008 ka shpallur konkursin për plotësimin e vendit të punës: Udhëheqës i Zyrës së Prokurimit. Sipas, z. Gazmend Rexhepi – jurist “Konkursi në fjalë, në pjesën për kushtet që kandidatët duhet të plotësojnë, nuk ka përfshirë edhe kushtin e […]
Ferizaj, 22 Maj 2008- Iniciativa për Progres vizitoi Zyrën për Informim të Komunës së Ferizajt për t’u njohur më për së afërmi me rezultatet e dala nga instalimi i linjës telefonike “Alo komuna” (0290329555) në Janar të këtij viti, që është realizuar nga INPO në bashkëpunim me Telekomin e Ferizajt dhe Kuvendin Komunal. Gjithashtu, INPO […]
Ferizaj, 09 Maj 2008: Iniciativa për Progres-INPO dhe Forumi për Iniciativa Qytetare-FIQ sot kanë realizuar performansën “In Europa”. “Për një Kosovë të integruar në Zonën e Paqes dhe Prosperitetit të Bashkimit Evropian” është mesazhi i panos së vendosur në sheshin e qytetit, ku qytetarët e Ferizajt kanë mundur të shkruajnë mesazhet e tyre për integrimin […]





