Organizata INPO si rezultat i monitorimit sistematik të punës së Komunës së Ferizajt, ka gjetur se kjo Komunë ka shpallur konkurs për pranimin e punonjësve për kryerjen e shërbimeve të veçanta për së paku pesë (5) pozita në kundërshtim me ligjin për Shërbimin Civil të Kosovës dhe akteve tjera nënligjore. Pozitat e shpallura përmes këtij […]
INPO reagon kundër mbajtjes së mbledhjes së kundërligjshme të Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Prishtinës. Të enjten KPF-ja mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2017 në kundërshtim më Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe UA Nr.03/2014 për procedurën e themelimit, përbërjen dhe kompetencat e komiteteve të përhershme në komunë. Kjo mbledhje […]
Organizata joqeveritare INPO, në kuadër të Programit për Qeverisje të Mirë, sot (e hënë), ka nisur fushatën sensibilizuese “Ti je Vendimmarrës”. Kjo fushatë ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në proceset e qeverisjes lokale. Fushata do të realizohet në komunën e Ferizajt dhe atë të Prishtinës. Nëpërmjet saj do […]
Organizata INPO reagon ashpër ndaj vendimeve të jashtëligjshme të Kuvendit Komunal të Ferizajt për hedhjen në shqyrtim publik të Planit Zhvillimor Komunal dhe faljen e borxheve Shoqatave të dala nga lufta si dhe shoqatës së ish- të burgosurve politikë për shfrytëzimin e autoparkingjeve. Bazuar në monitorimin e INPO-s, seanca e parë e KK-së, është […]
Organizata INPO, e cila monitoron punën e Kuvendit Komunal të Ferizajt dhe atij të Prishtinës ka konstatuar se këto dy kuvende kanë nisur vitin 2017 pa plan konkret të punës. Mosmiratimi i planit vjetor të punës para se gjithash përbën shkelje të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, neni 40, i cili i obligon kuvendet komunale […]
INPO në emër të përfaqësuese të Bashkësive lokale, ka deponuar kërkesë në zyrën e kryetarit të komunës së Ferizajt, z.Muharrem Svarqa, për organizimin e zgjedhjeve të reja në bashkësitë lokale të komunës së Ferizajt. Kjo kërkesë u adresua pas një konsultimi dhe koordinimi të plotë me përfaqësues të fshatrave dhe bashkësive lokale në Komunën e […]
Organizata Jo-Qeveritare INPO, përmes një tryeze ka publikuar sot analizën e hulumtimit “Përfshirja e të rinjve në zhvillimin e arsimit profesional”. Kjo analizë ka për qëllim evidentimin e gjendjes së shkollave të mesme profesionale, evidentimin e paragjykimeve negative dhe stereotipave që ekzistojnë rreth shkollave të mesme profesionale dhe rekomandimin e metodave të duhura për zhvillimin […]
I nderuari z.Kryetar, Gjatë kësaj jave, qytetarët Ferizajt dhe organizata INPO kanë mësuar se brenda një periudhe të shkurtë kohore, në objektin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) do të ofrohen shërbime shëndetësore të trajtimit të syrit nga një spital ndërkombëtar, i specializuar në këtë fushë. Në këtë drejtim, duket shpresëdhënës angazhimi i komunës […]





