Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Aktivitetet - Qeverisja e Mirë Lajme PerSllajder Programi për Qeverisje të mirë Lokale

Ankesa e KRM “Pastrimi” përjashtohet pas shqyrtimit – INPO kërkon rishikim të vendimit të pakuptimtë të OShP-së

Iniciativa për Progres (INPO) shpreh shqetësim të thellë për mënyrën se si Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) ka trajtuar ankesën e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” ndaj Komunës së Prishtinës. OShP ka refuzuar të shqyrtojë ankesën duke u thirrur në mungesë juridiksioni, ndonëse paraprakisht e ka pranuar atë si të rregullt, ka caktuar panel shqyrtues […]

Aktivitetet - Qeverisja e Mirë Lajme PerSllajder Programi për Qeverisje të mirë Lokale

Pas reagimit të INPO-së ndaj tenderit 56 milionësh: MKRS-së publikon procesverbalin e hapjes së tenderit, por jo edhe vendimin për fitues-in/it e kontratës

INPO shpreh shqetësim që tenderi 56 milionësh i MKRS-së për “…ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, Pejë, Prizren dhe Vushtrri” akoma nuk ka një epilog edhe pse kanë kaluar tashmë 133 ditë nga hapja e tenderit, procesverbali i të cilit u publikua vetëm pas reagimit publik të INPO-s. Sipas nenit 40 të Rregullorës për […]

Aktivitetet - Qeverisja e Mirë Lajme PerSllajder Programi për Qeverisje të mirë Lokale

Tenderi 56 milionësh për stadiume i MKRS-së: 125 ditë pa vendim, pa transparencë, pa përgjegjësi

Iniciativa për Progres – INPO, në vazhdën e monitorimit të rregullt të proceseve të prokurimit publik, ka identifikuar shkelje serioze procedurale në aktivitetin e prokurimit “Punë ndërtimore për zbatimin e projekteve të hollësishme [zbatuese kryesore] për ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, Pejë, Prizren dhe Vushtrri”, të shpallur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe […]

Lajme Programi për Qeverisje të mirë Lokale

Anulohet dhënia e kontratës për operatorin ekonomik, i cili dyshohet se i hartoi vet paramasat dhe listën e çmimeve të tenderit

INPO në kuadër të monitorimit sistematik të prokurimit publik, ka gjetur se në tenderin “Pajisje Mjekësore për Nevojat e QKMF– së”, Nr. 623-23-1282-1-2-1 dhe vlerë të parashikuar prej 68,654.00 euro, të komunës së Rahovecit, kanë lindur dyshime se operatori ekonomik fitues MADEKOS mund të jetë vet autor i hartimit të dokumentit të listës së çmimeve, […]

Lajme Programi për Qeverisje të mirë Lokale

Thirrje për aplikim në trajnimin me temë “Përfshirja e grave dhe të rinjve në procesin e buxhetimit komunal”.

Organizata Iniciativa për Progres “INPO”, organizon trajnim me grupet e interesit për buxhetimin gjinor në komuna. Qëllimi i trajnimit është ngritja e njohurive rreth aktivizmit qytetar, në mënyrë që qytetarët të jenë më të zëshëm në atë që përfaqësojnë, posaçërisht të jenë më aktiv në proceset vendimmarrëse me fokus në konsultimet publike të organizuara nga […]

Lajme PerSllajder Programi për Qeverisje të mirë Lokale

INPO: Komuna e Gjilanit në kundërshtim me ligjin tenton që të punësoj mirëmbajtës nëpër shkolla nëpërmjet procedurave të prokurimit publik

Prishtinë, 3 dhjetor 2021- INPO reagon ashpër ndaj keqpërdorimit të procedurave të prokurimit publik, vendosjes së kritereve diskriminuese dhe të kundërligjshme, me tendencë të punësimit të së paku shtatëdhjetë e dy (72) personave si mirëmbajtës të shkollave nga komuna e Gjilanit. Në kuadër të monitorimit sistematik të prokurimit publik, Organizata INPO është duke monitoruar edhe […]

Aktivitete qeverisje të mirë Lajme PerSllajder Programi për Qeverisje të mirë Lokale

KONKURS PËR PUNË

KONKURS PËR PUNË     Menaxher/e i/e Financave dhe Administratës një (1) pozitë. Hulumtues/e një (1) pozitë Monitorues/e një (1) pozitë   Organizata jo-qeveritare Iniciativa për Progres (INPO) është në kërkim të një (1) Menaxher/e i/e Financave dhe Administratës i/e cila raporton direkt tek Drejtorja Ekzekutive e organizatës dhe kujdeset për planifikimin dhe menaxhimin e […]

Lajme PerSllajder Programi për Qeverisje të mirë Lokale

INPO: Komunat anulojnë aktivitetet e prokurimit në kundërshtim me ligjin

Prishtinë, 13 tetor 2021 – Organizata Iniciativa për Progres (INPO), në kuadër të projektit “Kërko Drejtësi: Fuqizimi i qasjes në drejtësi në Kosovë”, i cili mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL)”, sot nëpërmjet konferencës për media ka publikuar raportin me titull “(Pa) Ligjshmëria […]

PerSllajder Programi për Qeverisje të mirë Lokale Publikime

Në takimin përmbyllës, IKD dhe INPO prezantojnë raportin “Praktikat e Prokurimit Publik: Nga Buxhetimi deri tek Menaxhimi i Kontratave”

Prishtinë, 8 tetor 2021 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Iniciativa për Progres (INPO), të premten, kanë mbajtur takimin përmbyllës për projektin: Kërkesa për Komuna Transparente dhe Llogaridhënëse: Monitorimi i prokurimit publik dhe fuqizimi i qytetarëve për të sjellë ndryshime pozitive, i cili projekt është realizuar me mbështetje nga USAID përmes projektit për […]

Lajme PerSllajder Programi për Qeverisje të mirë Lokale Publikime

IKD dhe INPO: Komunat të mos ndryshojnë afatet në kundërshtim me ligjin, të mos cenojnë lirinë e tregut dhe të mos pranojnë punë në kundërshtim me kushtet e kontratës

Prishtinë, 2 tetor 2021 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Iniciativa për Progres (INPO) në kuadër të projektit “Kërkesa për Komuna Transparente dhe Llogaridhënëse: Monitorimi i prokurimit publik dhe fuqizimi i qytetarëve për të sjellë ndryshime pozitive”, të enjten kanë publikuar raportin “Analizë e procesit të prokurimit dhe menaxhimit të kontratave (Analizë nga […]