Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme Uncategorized @sq

Performansa, kundër ndërtimit të Kosova C me 2100 MW

Ferizaj, 2 Korrik 2008 – Duke mbjellur dy fidane të cilat ndikojnë sadopak në përmirësimin e gjendjes së rëndë të ambientit në Kosovë, INPO si pjesë e koalicionit antikorrupsion, sot reagon kundër ndërtimit të termocentralit të ri “Kosova C” të planifikuar me kapacitet prodhues të energjisë prej 2100 MW. Qeveria e Kosovës, mandatin e kaluar […]

Lajme Uncategorized @sq

“Ndërtimet e egra dhe siguria gjatë ndërtimeve”

27 Qershor 2008 – “Ndërtimet e egra dhe siguria gjatë ndërtimeve” ishte tema e një debati të ndjeshëm të organizuar nga organizata Iniciativa për Progres. Në këtë debat ku diskutuan përfaqësues të komunës së Ferizajt, shoqërisë civile, disa partive të përfaqësuara në Kuvendin Komunal, Shërbimit Policorë dhe gazetarë, u fol për mungesën e planit urbanistik, […]

Lajme Uncategorized @sq

Komuna, Partitë Politike në Ferizaj dhe INPO bashkëpunojnë për të zhvilluar sektorin e marrëdhënieve

Ferizaj, 21 Qershor 2008: INPO pasi ka realizuar disa takime konsultative me Komunën dhe Partitë Politike në Ferizaj, në muajin Maj kanë nënshkruar një memorandum me qëllim të bashkëpunimit në zbatimin e projektit “Promovimi i Dialogut Cilësor ndërmjet Udhëheqësve Politikë dhe Qytetarëve”, i cili do të ofroj asistencë të drejtpërdrejtë në krijimin e kapaciteteve dhe […]

Lajme Uncategorized @sq

Emërimi i z. Zymberi në postin e zëdhënësit të Kryetarit është konflikt interesi

Ferizaj, 18 Qershor 2008: Kryetari i Komunës së Ferizajt z. Bajrush Xhemaili më 17 Qershor, ka njoftuar përmes një konference për shtyp, emërimin e z. Besim Zymberi, zëvendës-kryesues i Kuvendit të Komunës në pozitën e Zëdhënësit të zyrës së kryetarit. Një veprim i tillë është në kundërshtim të plotë me nenin 37, alineja 3 e […]

Lajme Uncategorized @sq

Trotuaret janë për Këmbësor

Ferizaj, 17 Qershor 2008; Sot, organizata INPO, protestoi kundër uzurpimit të hapësirave të dedikuara për qytetar nga reklamat e ndryshme, tezgat dhe veturat, në këtë mënyrë duke pamundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Një gjë e tillë është e pa-pranueshme, aq më shumë indiferenca e qeverisë lokale kundrejt këtij fenomeni. Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i […]

Lajme Uncategorized @sq

Kuvendi Komunal nuk respekton institucionin e konkursit

Ferizaj, 09 Qershor 2008: INPO më 26 Maj ka reaguar për mënyrën e shpalljes së konkursit për punësimin e zyrtarëve në Zyrën e Prokurimit të Komunës së Ferizajt dhe ka paralajmëruar mundësinë e zgjedhjes të personave të pa certifikuar, duke anashkaluar Ligjin në fuqi 2003/17 për Prokurim Publik dhe mundësinë për nepotizëm duke zgjedhur persona […]

Lajme Uncategorized @sq

INPO dënon sulmin kundër gazetarëve të emisionit “Jeta në Kosovë”

Ferizaj, 7 Qershor 2008: Dënojmë ashpër dhunën e ushtruar nga ana e personelit të sigurimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kundër gazetarëve të emisionit “Jeta në Kosovë”. Sulmet e tilla janë sulme të drejtpërdrejta ndaj të drejtës fundamentale të qytetarit, atë të fjalës së lirë dhe si të tilla nuk mund të tolerohen. Emisioni “Jeta […]

Lajme Uncategorized @sq

Sfidat e zbatimit të Kushtetutës në tërë territorin e Kosovës

Ferizaj, 6 Qershor 2008: Për të adresuar problemet në zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, INPO ftoi në një tryezë diskutimi përfaqësues të shoqërisë civile dhe asaj politike. Më 15 Qershor pritet që në Kosovë të hy në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Përderisa kjo datë afrohet, gjithashtu shtohen edhe pengesat në zbatimin […]

Lajme Uncategorized @sq

Ish-udhëheqësit e lartë të Komunës së Ferizajt, debatojnë për gjendjen dhe prioritetet e Qytetit

Ferizaj, 28 maj 2008; Me qëllim që të nxitet dhe zhvillohet një debat cilësor rreth gjendjes aktuale në Komunën e Ferizajt dhe prioriteteve që duhet t’i ketë komuna, INPO ka ftuar në një debat ish-funksionarët e lartë udhëheqës të Komunës së Ferizajt që nga viti 1999. Në këtë debat ishin të pranishëm; z. Hetem Ibrahimi, […]

Lajme Uncategorized @sq

Mos respektim i institucionit të konkursit dhe mundësi për nepotizëm

Ferizaj, 26 Maj 2008: Drejtoria e Administratës dhe Personelit e Komunës së Ferizajt më 30 prill 2008 ka shpallur konkursin për plotësimin e vendit të punës: Udhëheqës i Zyrës së Prokurimit. Sipas, z. Gazmend Rexhepi – jurist “Konkursi në fjalë, në pjesën për kushtet që kandidatët duhet të plotësojnë, nuk ka përfshirë edhe kushtin e […]