Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme PerSllajder Uncategorized @sq

“Ecuria financiare e komunës së Ferizajt Janar-Mars 2015 dhe gjendja e projekteve kapitale”

Ferizaj, 29 Maj 2015- INPO të enjten, ka mbajtur tryezën “Ecuria financiare e Komunës së Ferizajt Janar-Mars 2015 dhe gjendja e projekteve kapitale”, të cilën e organizoi për të diskutuar rreth shpenzimeve të cilat komuna i ka realizuar gjatë kësaj periudhe duke vënë në fokus investimin në projektet kapitale, si dhe inkasimin e të hyrave vetanake gjatë këtij tre mujori.

Drejtori ekzekutiv i INPO-s, z.Alban Haliti ka prezantuar një analizë të shkurtër të raportit të ecurisë financiare të komunës së Ferizajt, për periudhën tre mujore Janar-Mars 2015. Ai tha se ky raport financiar është i mangët dhe jo mirë i paraqitur. “Kemi hasur shumë parregullsi teknike dhe paqartësi të mjeteve se nga janë destinuar. Nuk janë specifikuar saktësisht se për çka është shfrytëtuar donacioni i participuar nga qytetarët në vlerë prej 44,016.00 € që raportohet si shpenzim”, tha z.Haliti. Tutje ai prezantoi se komuna ka miratuar buxhetin në vlerë totale 25,148,781.00 €,kurse deri tani janë shpenzuar 5,238,167.81€. Buxhetin e shpenzuar për këtë periudhë raportuese më së shumti e kanë konsumuar shpenzimet rrjedhëse të komunës në vlerë prej 3,752,941.15 € ku përfshihen këto kategori : pagat dhe mëditjet, mallrat dhe shërbimet, komunalit, subvencionet dhe transferet ,ndërsa kategoria e investimeve kapitale ka mbetur e pashfrytëzuar mirë duke u pasqyruar në raport me vlerën e shpenzimeve për këtë kategori prej 1,396,054.02 €. “Në disa drejtori nuk është shfrytëzuar buxheti fare, i cili është destinuar për investime kapitale dhe ky është një indikacion negativ, i cili nuk premton zhvillim ekonomik të komunës.Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik ka një buxhet të miratuar në vlerë prej 230,000.00 €, mirëpo ky buxhet deri në momentin që po diskutojmë nuk ka filluar të ekzekutohet apo të shfrytëzohet. Gjithashtu, Drejtoria e Shëndetësisë ka një buxhet në vlerë prej 339,700.00€ dhe nuk kanë filluar investime edhe pse nevojat janë tepër të larta për komunitetin. E njëjta situatë paraqitet edhe te Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mjedis” tha z.Haliti. Gjithashtu, z.Haliti tha se projektet kapitale të cilat do të duhej të gjeneronin zhvillimin e mëtutjeshëm të komunës, e të cilat janë të paraqitura në listën e investimeve kapitale për vitin 2015, nuk janë të sinkronizuara me buxhetin e miratuar për vitin 2015 dhe strategjinë zhvillimore 2015-2017 të Korrrnizës Afatmesme Buxhetore.

z.Xhavit Zariqi nënkryetar i komunës së Ferizajt mirëpriti debatin e organizuar nga INPO. Ai tha se në secilin vit fiskal, tremujori i parë është më i dobëti sa i përket inkasimit dhe investimeve, për faktin së është fillimi i vitit dhe është periudhë kohore e papërshtatshme për investime kapitale. “Në dymujorin e parë është e pamundur të fillohet edhe me procedurat e prokurimit sepse sistemi i pagesave është i bllokuar dhe tek në muajin e tretë komuna fillon të punojë në këtë drejtim”. Ndërsa, lidhur me diskrepancën dhe mos sinkronizimin e buxhetit me dokumetet strategjike të komunës, z. Zariqi tha është e pamundur dhe komuna nuk e ka asnjë mundësi të vetme që të ndjekë projkesionet e këtyre dokumenteve strategjike dhe t`i zbatojë ato. “ Strategjia Zhvillimore për vitin 2015-2017 e Kornizës Afatmesme Buxhetore, është një strategji e cila kurrë nuk do të mund të zbatohet as 50%, për shkak se kjo strategji synon ambicie dhe arritje të mëdha brenda 3 viteve por që në realitet janë të paarritshme dhe mbesin vetëm në një dokument në sirtarë të komunës”.

Ndërsa, Medain Hashani, anëtarë i Kuvendit të Komunës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, tha se raporti 3 mujor ka mospërputhje të vlerave të shpenzuara dhe të mbetura dhe në këtë formë ky raport nuk mund të cilësohet serioz dhe i pranueshëm. Komuna për të përmirësuar performancën e shpenzimeve dhe hartimin e raporteve financiare të sakta dhe të pranueshme duhet të krijoj një sistem informativ të kontabilitetit. Ai gjithashtu tha se ekzekutivi i komunës shpesh herë ka bërë shkelje procedurale duke tejkaluar kompetencat e veta sa përket çështjeve të financave të komunës. “Kryetari i Komunës, me vendim të tij, ka bërë bartjen e mjeteve nga investimet kapitale në kategorinë për mallra dhe shërbime, fare pa e konsultuar Kuvendin Komunal, dhe ky është një veprim antiligjor me të cilin do të duhej të merreshin institucionet e drejtësisë” tha z.Hashani.

Pjesëmarrës të tjerë në këtë tryezë të cilët dhanë kontributin e tyre në diskutime, ishin edhe anëtarë të tjerë të Kuvendit të Komunës nga partitë opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediat.

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *