Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme PerSllajder Uncategorized @sq

Hapet aplikimi për Shkollën e Aktivizmit në Ferizaj

SHKOLLA E AKTIVIZMIT është një mundësi për të rinjtë e Kosovës, përmes së cilës synohet që këta të rinjë të jenë të përgaditur dhe të gatshëm për tregun e punës, si dhe të jenë aktiv në ofërimin e zgjidhjeve për problemet e shoqërisë.
Shkolla do të zhvillohet për gjatë një muaji, ku për cdo fundjavë, të përzgjedhurit për të qenë pjesë e shkollës, do kenë mundësi të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në këto module:

1) Aftësimi për treg të punës dhe përgaditja/informimi të rinjëve për bursa për edukim professional,
2) Aktivizmi, shkrimi dhe menaxhimi i projekteve,
3) Të drejtat e njeriut, me fokus Liritë fetare (radikalizmi fetar) dhe barazinë gjinore,
4) Aftësimi për Argumentim dhe komunikim masiv.

Datat në të cilat do të mbahen modulet janë:

E shtunë, e dielë (13,14 Qershor), E shtunë, e dielë (20,21 Qershor), E shtunë, e dielë (27,28 Qershor), E shtunë, e dielë (03,04 Korrik). Trajnimet janë angazhuese dhe do të jenë gjithsej 32 orë trajnime dhe aspekte praktike të moduleve!!!

Për informata më të detajuara lidhur me Shkollën do të njoftoheni në ditët në vijim.

Kriteret për Aplikim:

1) Të jeni të moshës 15-22 vjeq,
2) Të jeni banor i Rajonit të Ferizajt (përfshirë Ferizaj, Shtime, Kacanik, Shtërpcë, Hani i Elezit, Lipjan)
3) Keni interesin të ndjekni gjitha modulet.

Përparësi do t’u ipen personave:
1) Që nuk kanë ndjekur më parë Shkollën e Aktivizmit,
2) Që nuk kanë pasur mundësi të bëhen pjesë e aktiviteteve jashtë-shkollore,
3) Që nuk janë të punësuar.

Grupi përzgjedhës do të ketë parasysh ruajtjen e kuotës gjinore prej 50-50!

APLIKIMI PËRFUNDON ME DATË 10 QËRSHOR, NË ORA 11:59:59, NDËRSA TË PËRZGJEDHURIT DO TË NJOFTOHEN ME DATË 11 QËRSHOR!!!

Linku ku mund të gjeni aplikacionin:

https://docs.google.com/forms/d/1Ddi8i56zxbA4yd7e-IPkvRFCpVjYmFp3owvr_zrz3Vw/viewform

 

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *