Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme Uncategorized @sq

INPO informon qytetarët dhe institucionet për ligjin Kundër Korrupsion

Ferizaj, 7 Korrik 2008 – Sot, INPO ka shpërndarë fletëpalosje me informata bazë të ligjit Kundër Korrupsionit nr. 2004/34, ku qytetarët informohen për të drejtat e tyre për qasje dhe shërbime të barabarta pa u bërë viktimë e korrupsionit. Në anën tjetër fletëpalosja informon edhe mbi pasojat dhe rrezikun e të qenit pjesëmarrës në akte të korruptimit. Fletëpalosja është shpërndarë në institucione të ndryshme si Kuvendi Komunal i Ferizajt, Shërbimi Policor i Kosovës, institucionet shëndetësore, Gjykatat dhe qytetarët e rastit.

Për shkak se Kosova ende është ndër vendet që ka shkallën më të lartë të korrupsionit, INPO edhe më herët është marrë me aktivitete kundër korrupsionit dhe po vazhdon që të sensibilizoj institucionet dhe qytetarët për këtë dukuri që dëmton rëndë vendin tonë. Në Kosovë forma më e shpeshtë e korrupsionit është mitoja, të cilën qytetarët e stimulojnë për shkak të nevojës për shërbime më të shpejta nga institucionet publike dhe për këtë arsye informimi i qytetarëve me këtë ligj është shumë i rëndësishëm.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i pjesëmarrjes dhe ndikimit të publikut në vendimmarrje” që ka për qëllim luftën kundër korrupsionit dhe rritjen dhe fuqizimin e ndikimit publik në vendimmarrje, i cili është financuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (SOROS).

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *