Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Aktivitetet - Qeverisja e Mirë Lajme PerSllajder Uncategorized @sq

Organizatat jo-qeveritare të rajonit të Ferizajt diskutojnë për problemet dhe sfidat që përballen

Ferizaj, 09.11.2015-Organizata INPO si qendër rajonale për Platformën Civikos ka organizuar një takim me organizata joqeveritare të komunës së Ferizajt dhe komunave rajonale.

Në këtë takim u diskutua rreth aktiviteteve të cilave i kryejnë këto organizata, kontributin e dhënë në nivel komunal dhe atë që mund të japin në nivel qendror si dhe pritjet e vendimmarrësve në lidhje me vlerësimin e nevojave të OJQ-ve.

Gjatë tryezës u diskutua se sa janë të përfshira OJQ-të në politikat lokale, në cilën shkallë të zhvillimit janë ato, kontributin që mund të japin në nivel qendror si dhe ndihmën që mund të ofrojnë në hartimin dhe implementimin e politikave nacionale. Gjithashtu, në këtë takim u ofruan shumë rekomandime nga organizatat të cilat ishin prezente dhe që mund të jenë mjaft frytdhënëse për një bashkëpunim më korrekt të shoqërisë civile me qeverisjen lokale dhe atë qendrore.

Ndër përfundimet kryesore të këtij takimi ishin sfidat me të cilat përballen organizatat e shoqërisë civile në rajonin e Ferizajt, duke përfshirë mungesën e financimit, politizimin dhe ndikimin e institucioneve në organizata, mospërfillja e rekomandimeve dhe qëndrimeve nga ana e institucioneve dhe fakti se ka shumë organizata të cilat janë të regjistruara, kurse nuk ushtrojnë asnjë aktivitet dhe më tepër ekzistojnë si organizata fantome. Ndërsa, rekomandimet e kësaj tryeze ishin:

-Rritjen e mbështetjes financiare për organizatat dhe organizimi i fushatave për ngritje të fondeve të OJQ-ve,

– Krijimin e një Platforme të organizatave në nivel komuna të cilat do të rrisnin pjesëmarrjen e OJQ-ve në hartimin e akteve dhe politikave komunale,

-Institucionet komunale të ndalojnë financimin e projekteve të organizatave fantome, të cilat nuk kanë vazhdimësinë e  aktiviteteve të tyre, dhe

– Të bëhen transparente grantet që institucionet publike u japin OJQ-ve.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin organizatata jo-qeveritare nga Komuna e Ferizajt, Shtimes si dhe përfaqësues të komunës së Ferizajt.

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *