Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme Uncategorized @sq

Trotuaret janë për Këmbësor

Ferizaj, 17 Qershor 2008; Sot, organizata INPO, protestoi kundër uzurpimit të hapësirave të dedikuara për qytetar nga reklamat e ndryshme, tezgat dhe veturat, në këtë mënyrë duke pamundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Një gjë e tillë është e pa-pranueshme, aq më shumë indiferenca e qeverisë lokale kundrejt këtij fenomeni.

Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i INPO-së, me këtë rast theksoi “Sot, këtu jemi për të kundërshtuar mungesën e hapësirës së lirë në vendet (trotuaret) e dedikuar pikërisht për një qëllim të tillë. Qyteti jonë, edhe ashtu ka shumë pak hapësira të lira për qytetar, edhe këto hapësira të pakta, po uzurpohen. Kuvendi Komunal i Ferizajt ka kompetencat dhe përgjegjësinë e plotë që të veproj në këtë drejtim dhe ne kërkojmë nga Kryetari i Komunës z. Xhemaili që në bashkëpunim me SHPK-në të angazhohen për lirimin e trotuareve nga veturat, tezgat dhe reklamat, sikurse që edhe të mendojnë për një alternativë më të mirë për ata qytetarë që ofrojnë shërbime dhe sigurojnë ekzistencën e familjeve të tyre përmes tezgave.”

Më parë, KOD-Koalicioni i Organizatave për Demokraci, arriti që një vendim nga ana e ish-zyrës së kryeshefit të nënshkruhej, i cili ndalon përdorimin e hapësirave të trotuareve për reklama, tezga, apo parkim të veturave. Ky vendim duhet të respektohet.

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *