Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme Uncategorized @sq

Anketë me qytetar – Rastet korruptive në Policinë e Kosovës Ferizaj

INPO sot, prezanton rezultatet e anketës për rastet e korrupsionit të Policisë së Kosovës. Anketa është realizuar me 200 respodentë të rastit kryesisht ngasës të automjeteve.
Anketa është realizuar në kuadër të projektit “Rritja e mbikëqyrjes Publike në Sundimin e Ligjit në Kosovë”i cili projekt realizohet në partneritet me Forumin për Iniciativa Qytetare.
16 % e qytetarëve të intervistuar janë deklaruar se pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Ferizaj kanë kërkuar mito, në mënyrë që të mos gjobitën. Ndërsa në krahasim me rezultatet e vitit të kaluar ka një rritje prej 2%, nga sa ishte 14%.
Ndërsa në pyetjen se çfarë shume kanë kërkuar të holla Policia nga qytetarët, nga 31 persona të cilët kanë deklaruar se Policia ju ka përkuar mito, 8 persona të intervistuar janë deklaruar së Policia e Kosovës ka kërkuar nga 20 euro, 8 persona kanë thënë se kanë kërkuar 10 euro, 4 persona kanë thënë se Policia nga ata ka kërkuar nga 5 euro, ndërsa vetëm një person ka thënë se policia i ka kërkuar më shumë se 20 euro.

Në pyetjen se a kanë dëgjuar nga të tjerët se Policia e Kosovës merr mito ose te holla, 55% janë deklaruar se kanë dëgjuar. Ndërsa 45% kanë thënë se nuk kanë dëgjuar ndonjëherë.

53% e të intervistuarve mendojnë se pjesëtarët e Policisë së Kosovës iu kërkojnë më së shumti të holla bashkatdhetarëve nga diaspora që vijnë për vizitë në Kosovë, 31% qytetarëve nga Kosova, 12% qytetarëve të Maqedonisë dhe 4 % qytetarëve të Shqipërisë.

22% e të anketuarve kanë thënë se janë ndihmuar për evitimin e rasteve në rast se kanë qenë të njohur me Policinë ndërsa 78% janë deklaruar se nuk janë ndihmuar për një gjë të tillë.

Nga vlerësimi me not për rastet korruptive të Policisë ata kanë vlerësuar në këtë mënyrë;
33 persona kanë notuar ne notën 1
55 persona me notën 2
52 persona me notën 3
33 persona me notën 4
36 persona me notën 5

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *