Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme

Pas reagimeve të INPO-s, komuna e Gjilanit anulon aktivitetin e prokurimit

Pas dy reagimeve të INPO-s, komuna e Gjilanit sot ka anuluar aktivitetin e prokurimit me titull “Pastrimi i Objekteve Shkollore”, me vlerë të parashikuar 1,343,997 Euro. INPO për shkak të shkeljeve ligjore lidhur me këtë aktivitet kishte reaguar më 03.12.2021 dhe më 15.12.2021, me rekomandim që duke u bazuar në nenin 23.3, pika (e), lidhur […]

Lajme

INPO: Komuna e Kaçanikut kundërligjshëm shpërblen me kontratë grupin e operatorëve ekonomik të papërgjegjshëm

Prishtinë, 13 janar 2022- INPO shpreh shqetësimin e thellë lidhur me keqpërdorimin e parasë publike nëpërmjet procedurave të prokurimit publik nga ana e komunës së Kaçanikut. Në kuadër të monitorimit sistematik të prokurimit publik, Organizata INPO është duke monitoruar edhe aktivitetin e prokurimit me titull: “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve lokale”, me numër të […]

Uncategorized @sq

INPO: Komuna e Gjilanit me ndryshime “kozmetike” tenton ta arsyetoj kundërligjshmërinë e kërkesave të Dosjes së Tenderit

Prishtinë, 15 dhjetor 2021- Organizata INPO kundërshton ndryshimet “kozmetike” të Dosjes së Tenderit, lidhur me aktivitetin “Pastrimi i Objekteve Shkollore” me numër 651-21-8003-2-1-1, me vlerë të parashikuar 1,343,997.00 euro, të inicuar nga komuna e Gjilanit. Më 3 dhjetor 2021, INPO kishte reaguar kundër keqpërdorimit të procedurave të prokurimit publik, vendosjes së kritereve diskriminuese dhe të […]

Lajme PerSllajder Programi për Qeverisje të mirë Lokale

INPO: Komuna e Gjilanit në kundërshtim me ligjin tenton që të punësoj mirëmbajtës nëpër shkolla nëpërmjet procedurave të prokurimit publik

Prishtinë, 3 dhjetor 2021- INPO reagon ashpër ndaj keqpërdorimit të procedurave të prokurimit publik, vendosjes së kritereve diskriminuese dhe të kundërligjshme, me tendencë të punësimit të së paku shtatëdhjetë e dy (72) personave si mirëmbajtës të shkollave nga komuna e Gjilanit. Në kuadër të monitorimit sistematik të prokurimit publik, Organizata INPO është duke monitoruar edhe […]

Aktivitete qeverisje të mirë Lajme PerSllajder Programi për Qeverisje të mirë Lokale

KONKURS PËR PUNË

KONKURS PËR PUNË     Menaxher/e i/e Financave dhe Administratës një (1) pozitë. Hulumtues/e një (1) pozitë Monitorues/e një (1) pozitë   Organizata jo-qeveritare Iniciativa për Progres (INPO) është në kërkim të një (1) Menaxher/e i/e Financave dhe Administratës i/e cila raporton direkt tek Drejtorja Ekzekutive e organizatës dhe kujdeset për planifikimin dhe menaxhimin e […]

Lajme PerSllajder Programi për Qeverisje të mirë Lokale

INPO: Komunat anulojnë aktivitetet e prokurimit në kundërshtim me ligjin

Prishtinë, 13 tetor 2021 – Organizata Iniciativa për Progres (INPO), në kuadër të projektit “Kërko Drejtësi: Fuqizimi i qasjes në drejtësi në Kosovë”, i cili mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL)”, sot nëpërmjet konferencës për media ka publikuar raportin me titull “(Pa) Ligjshmëria […]

PerSllajder Programi për Qeverisje të mirë Lokale Publikime

Në takimin përmbyllës, IKD dhe INPO prezantojnë raportin “Praktikat e Prokurimit Publik: Nga Buxhetimi deri tek Menaxhimi i Kontratave”

Prishtinë, 8 tetor 2021 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Iniciativa për Progres (INPO), të premten, kanë mbajtur takimin përmbyllës për projektin: Kërkesa për Komuna Transparente dhe Llogaridhënëse: Monitorimi i prokurimit publik dhe fuqizimi i qytetarëve për të sjellë ndryshime pozitive, i cili projekt është realizuar me mbështetje nga USAID përmes projektit për […]

Lajme PerSllajder Programi për Qeverisje të mirë Lokale Publikime

IKD dhe INPO: Komunat të mos ndryshojnë afatet në kundërshtim me ligjin, të mos cenojnë lirinë e tregut dhe të mos pranojnë punë në kundërshtim me kushtet e kontratës

Prishtinë, 2 tetor 2021 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Iniciativa për Progres (INPO) në kuadër të projektit “Kërkesa për Komuna Transparente dhe Llogaridhënëse: Monitorimi i prokurimit publik dhe fuqizimi i qytetarëve për të sjellë ndryshime pozitive”, të enjten kanë publikuar raportin “Analizë e procesit të prokurimit dhe menaxhimit të kontratave (Analizë nga […]

Programi për Qeverisje të mirë Lokale Publikime

IKD dhe INPO: Komunat nuk hartojnë dhe zbatojnë planin e prokurimit konform kërkesave ligjore

Prishtinë,  22 shtator 2021, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Iniciativa për Progres (INPO) në kuadër të projektit “Kërkesa për Komuna Transparente dhe Llogaridhënëse: Monitorimi i prokurimit publik dhe fuqizimi i qytetarëve për të sjellë ndryshime pozitive”, kanë monitoruar planifikimin e prokurimit për vitin fiskal 2020, përkatësisht implementimin e planeve përfundimtare të prokurimit të […]

Lajme Programi për Qeverisje të mirë Lokale

INPO publikon raportin “100 premtimet e Shpend Ahmetit”

Iniciativa për Progres “INPO” sot ka mbajtur konferencë për media ku ka prezantuar raportin me titull “100 premtimet e Shpend Ahmetit”. Raporti prezantoi gjetjet lidhur me  përmbushjen e 100 premtimeve të Kryetarit të Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti, respektivisht pasqyroi të dhënat lidhur me atë se sa nga premtimet janë përmbushur plotësisht, sa janë […]