Prishtinë, 18 qershor 2021- Organizata INPO reagon ndaj shkeljeve ligjore në procesin e prokurimit publik të komunës së Ferizajt dhe kërkon që autoritetet kompetente të mbajnë përgjegjës zyrtarët e përfshirë. Në kuadër të monitorimit sistematik të prokurimit publik në komuna, INPO ka gjetur se komuna e Ferizajt, ka kufizuar konkurrencën dhe ka diskriminuar operatorët tjerë […]
Prishtinë, 7 qershor 2021 – INPO reagon ashpër ndaj shkeljeve ligjore dhe procedurale në procesin e prokurimit publik të komunës së Mitrovicës së Veriut dhe kërkon që organet e drejtësisë dhe autoritetet kompetente të mbajnë përgjegjës dhe llogaridhënës zyrtarët e përfshirë. Në vazhdën e monitorimit sistematik të prokurimit publik, INPO ka gjetur së komuna e […]
Komuna e Gjakovës kufizon konkurrencën në aktivitete të prokurimit dhe favorizon kompani të caktuara
Prishtinë, 25 maj 2021, – Organizata INPO reagon kundër kufizimit të konkurrencës së lirë dhe trajtimit jo të barabartë të operatorëve ekonomik përmes procedurave të prokurimit publik nga ana e komunës së Gjakovës dhe favorizimit të operatorëve të caktuar. Komuna e Gjakovës në aktivitetin e prokurimit me titull “Sanimi-Ndërtimi i rrugëve me asfalt”, me numër të […]
Prishtinë, 18 mars 2021 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Iniciativa për Progres (INPO), me përkrahje të USAID, përmes aktivitetit Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, të enjten, përmes platformës “Zoom” kanë mbajtur konferencë për media, në të cilën ka publikuar raportin “Planifikimi i Buxhetit Komunal për vitin 2021”, i cili raport është rezultat i […]
Iniciativa për Progres (INPO) në bashkëpunim me Insititutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) sot, përmes një konference për medie kanë publikuar dy raporte të monitorimit të Prokurimit Publik në komuna. Raporti “Planifikimi i Prokurimit në Komuna”, përmbanë gjetjet dhe rekomandimet rreth planifikimit të prokurimit publik në 20 komuna të Republikës së Kosovës. Monitorimi i planifikimit […]
Iniciativa për Progres (INPO) është në kërkim të dy (2) praktikantëve, studentë apo të diplomuar në fushën e drejtësisë, ekonomisë, shkenca sociale, shkenca politike dhe administratë publike të nivelit Bachelor dhe Master. Programi i praktikës është me pagesë dhe zgjat 3 muaj me orar të plotë (40 orë në javë) ose të pjesshëm (20 orë […]
Ferizaj, 26 shkurt 2021 – Komuna e Ferizajt ka anuluar kontratën “Kryerja e shërbimeve mbështetëse profesionale për nevojat e Komunës së Ferizajt”, në vlerë prej 750,000.00 euro pas reagimit publik të INPO-s, ku janë hulumtuar dhe identifikuar shkeljet ligjore në këtë aktivitet të prokurimit si dhe situata e konfliktit të interesit. Komuna me pajtimin e […]
Ferizaj, 4 shkurt 2021 – Organizata INPO reagon ashpër ndaj keq menaxhimit të parasë publike përmes instrumentit të prokurimit nga Komuna e Ferizajt dhe kërkon që të mbahen përgjegjës zyrtarët komunal, të cilët kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik dhe ligjet tjera të aplikueshme në Kosovë. Komuna e Ferizajt më 3 dhjetor 2020 ka […]
Organizata INPO fton kryetarin e komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti, që të sqarojë para qytetarëve dhe publikut të gjerë rreth iniciativës për vendosjen e kufizimeve, respektivisht kufizimin e hyrjes me pagesë në kryeqytet të veturave që vijnë nga vendet e tjera. Në media është raportuar se nga viti i ardhshëm komuna, do të fillojë […]
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Iniciativa për Progres (INPO), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, në një konferencë për media, kanë publikuar raportin analitik: “Korrupsioni në prokurimin publik”, i cili raport është analizë e politikës së ndjekjes dhe […]





