Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme

THIRRJE PËR PRAKTIKANTË

Iniciativa për Progres (INPO) është në kërkim të dy (2) praktikantëve, studentë apo të diplomuar në fushën e drejtësisë, ekonomisë, shkenca sociale, shkenca politike dhe administratë publike të nivelit Bachelor dhe Master.

Programi i praktikës është me pagesë dhe zgjat 3 muaj me orar të plotë (40 orë në javë) ose të pjesshëm (20 orë në javë), varësisht nga preferenca e kandidatëve.  Praktikantët do të kryejnë detyra në kuadër të monitorimeve, mbledhje të të dhënave dhe raportime në fushën e vetqeverisjes lokale dhe prokurimit publik, në zyret e INPO-s në Prishtinë.

Nëse jeni të interesuar që të jeni pjesë e stafit tonë si praktikantë dhe keni aftësi analitike dhe të përdorimit të programeve të Microsoft Office, n’a dërgoni:

  • CV-në tuaj, si dhe
  • një letër motivimi,

në adresën elektronike praktika@inpo-ks.org, jo ma vonë se 17 mars 2021, ora: 23:59.

Të gjithë kandidatët që përmbushin kriteret e lartëcekura do të ftohen për intervistë.

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *