Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Aktivitetet - Qeverisja e Mirë Lajme PerSllajder Programi për Qeverisje të mirë Lokale

Komuna e Ferizajt adreson gjetjet dhe rekomandimet e INPO-së, anulon një aktivitet të prokurimit

Komuna e Ferizajt, ka adresuar gjetjet dhe rekomandimet e INPO-s rreth ligjshmërisë së aktiviteteit të prokurimit me titull: “Mbikqyrja e projekteve: LOT I – Revidimi dhe mbikqyrja e projektit Ndertimi i skemes se furnizimit me uje ne Ferizaj (Fabrika e ujit) dhe LOT II – Mbikqyrja e projektit “Bashkimi i Qytetit””, me vlerë të parashikuar […]

Lajme PerSllajder Programi për Qeverisje të mirë Lokale

INPO reagon kundër propozimit për financimin e OJQ-ve në mënyrë të kundërligjshme dhe pa zbatuar procedura konkurruese

Kuvendi Komunal i Ferizajt në mbledhjen e nëntë (9) të rregulltë pritet të shqyrtojë dhe miratoj marrëveshje të bashkëpunimit dhe financimit me “Caritas Kosova” të projektit për ngritjen e përkujdesit social, shëndetësor, shtëpiak dhe ambulantor në Ferizaj. Propozim vendimi për miratim dhe draft marrëveshja e propozuar nga Kryetari i Komunës është në kundërshtim me Rregulloren […]

Aktivitetet - Qeverisja e Mirë Lajme PerSllajder Programi për Qeverisje të mirë Lokale

Komuna e Prishtinës cenon miratimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2019-2021

Organizata INPO reagon ndaj neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së organeve komunale të Prishtinës, respektivisht kryetarit të komunës dhe kuvendit komunal, në zbatimin e obligimeve ligjore për planifikimin e politikave fiskale dhe financiare të komunës. Kuvendi Komunal i Prishtinës ka vetëm edhe tri (3), ditë kohë për të miratuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2018-2020, ndërsa Komiteti […]

Lajme

INPO kërkon anulimin e vendimit të kundërligjshëm të KK të Ferizajt për lejimin e pagesës përmes kësteve për lejet ndërtimore

Organizata INPO reagon ndaj vendimit të jashtëligjshëm të Kuvendit Komunal të Ferizajt për lejimin e pagesës përmes kësteve për lejen ndërtimore të kategorisë II vendim ky, të cilin kërkon të të anulohet dhe zbatohet ligji. Kuvendi komunal në mbledhjen e katërt (IV) të rregullt, sipas propozimit të Kryetarit të Komunës ka marr vendim për lejimin […]

Aktivitete qeverisje të mirë Aktivitetet - Qeverisja e Mirë Lajme PerSllajder Programi për Qeverisje të mirë Lokale

INPO publikon Indeksin e kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë

Organizata Jo-Qeveritare INPO sot përmes një konference ka publikuar raportin e Indeksit të kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë. Indeksi është dizajnuar të bëjë vlerësimin e kënaqshmërisë me shërbimet komunale të cilat ofrohen  nga komuna bazuar në kompetenca vetanake. Indeksi ka bërë matjen e 15 lloje të ndryshme të shërbimeve komunale, si dhe […]

Aktivitetet - Qeverisja e Mirë Lajme PerSllajder

Raporti financiar janar-dhjetor s`i përmbush kriteret ligjore

Raporti financiar për periudhën janar-dhjetor 2017, i cili pritet të shqyrtohet në seancën e radhës të Kuvendit Komunal, me përmbajtjen aktuale nuk i përmbush kriteret ligjore të një organizate buxhetore, siç është komuna e Prishtinës. Ky raport përmban vetëm shuma totale të planifikimit dhe shpenzimit për kategori të ndryshme ekonomike dhe në asnjë faqe të […]

Aktivitetet - Qeverisja e Mirë Lajme PerSllajder

Kryetari Ahmeti shkelë ligjin me mosformimin e Këshillit për Siguri në Bashkësi

INPO shpreh  shqetësimin për shkak të mos formimit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Janë bërë më shumë se një muaj që kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti e ka dhënë betimin e tij, porse ky trup nuk është konstituuar. Kjo është detyrë dhe përgjegjësi e kryetarit. Formimi i këshillit komunal për siguri […]

Aktivitete qeverisje të mirë Aktivitetet - Qeverisja e Mirë Lajme PerSllajder Programi për Qeverisje të mirë Lokale

INPO publikon Doracakun për Fuqizimin e Pjesëmarrjes Publike në Vendimmarrje

Organizata Jo-Qeveritare INPO sot përmes një konference ka publikuar doracakun për “Fuqizimin e Pjesëmarrjes Publike në Vendimmarrje”, për nivelin lokal të qeverisjes. Informatat, metodat dhe përvojat që trajton doracaku janë specifike dhe të përshtatura në kontekstin komunal. Gjithashtu doracaku më vete shtjellon pjesën ligjore, teorike dhe praktike të pjesëmarrjes qytetare në proceset vendimmarrëse duke paraqitur […]

Aktivitetet - Qeverisja e Mirë Lajme PerSllajder

Reagim i Grupit të OJQ-ve për heshtjen e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi

Ne grupi i OJQ-ve i kërkojnë Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, që në përputhje me mandatin e tij, të nisë ex-officio procedurat hetimore ndaj kryeministrit, vartësve të tij apo cilido vartës i politikës që mund të keqpërdor pozitën e tyre me vendime që krijojnë standardin e shkeljeve ligjore të hapura. Në këtë kohë kur shkeljet […]

Aktivitetet - Qeverisja e Mirë Lajme PerSllajder

Reagim i organizatave të shoqërisë civile rreth iniciativës lidhur me Gjykatën Speciale

Prishtinë, 29 dhjetor 2017 – Ne organizatat e shoqërisë civile reagojmë ndaj qëndrimit të vazhdueshëm publik të krerëve të institucioneve shtetërore për të shtyrë përpara iniciativën e fundit të deputetëve të caktuar të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me plotësim ndryshimin e Ligjit mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Republika […]