Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Aktivitete qeverisje të mirë Aktivitetet - Qeverisja e Mirë Lajme PerSllajder Programi për Qeverisje të mirë Lokale

INPO publikon Doracakun për Fuqizimin e Pjesëmarrjes Publike në Vendimmarrje

Organizata Jo-Qeveritare INPO sot përmes një konference ka publikuar doracakun për “Fuqizimin e Pjesëmarrjes Publike në Vendimmarrje”, për nivelin lokal të qeverisjes.

Informatat, metodat dhe përvojat që trajton doracaku janë specifike dhe të përshtatura në kontekstin komunal. Gjithashtu doracaku më vete shtjellon pjesën ligjore, teorike dhe praktike të pjesëmarrjes qytetare në proceset vendimmarrëse duke paraqitur praktika të mira se si duhet realizuar pjesëmarrjen qytetare në vend.

Ky doracak i referohet zyrtarëve komunal dhe organizatave të shoqërisë civile (OShC) mirëpo mund të shfrytëzohet edhe nga akterë të tjerë, përfshirë qytetarët e rëndomtë.

Përmbajtja e këtij doracaku u prezantua në prani të eksponentëve të ndryshëm nga qeverisja komunale, përfaqësues të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, shoqërisë civile dhe medieve, të cilat e vlerësuan pozitivisht punën e organizatës INPO.

Sekretarja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, znj.Rozafa Ukimeraj falenderoi INPO-në për publikimin e këtij Doracaku dhe vlerësoi se përmbajtja e dokumentit mund të ju shërbej shumë mirë zyrtarëve komunal si dhe në të njëjtën kohë të informoj qytetarët për të drejtat e tyre për të qenë pjesëmarrës në procese të ndryshme komunale.

Doracaku u vlerësua pozitivisht edhe nga panelistët e tjerë të pranishëm. Nënkryetari i komunës së Ferizajt, tha se ky dokument ka me qenë pjesë e punën sonë për të qenë sa më efektiv në përmbushjen e detyrave tona karshi qytetarëve.

Drejtorja Ekzekutive e INPO-së, znj. Albulena Nrecaj, theksoj se angazhimi i INPO-së që nga fillimi ka qenë promovimi dhe fuqizimi i pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, më qëllim që qytetarët në komuna dhe grupet e interesit të kenë mundësi që të avokojnë për çështje sociale, politike, ekonomike, forcimin e parimeve të transparencës dhe llogaridhënies në institucione publike.

Doracakun mund ta shkarkoni duke klikuar këtu.

Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF).

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *