Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme Uncategorized @sq

Deklaratë për Media: 17 qershor 2012 Komunikata 1 (08:00) Zgjedhjet ne Kaçnik

Dorëzimi i materialeve të ndjeshme, shpërndarja e vëzhguesve dhe hapja e vendvotimeve

Kaçanik – Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në partneritet me Iniciativën për Progres (INPO) kanë filluar vëzhgimin e procesit të votimit në komunën e Kaçanikut. D4D dhe INPO kanë nga një vëzhgues në çdo vendvotim dhe po ashtu kanë vënë në dispozicion katër (4) ekipe mobile. Vëzhgimi i ditës së zgjedhjeve ka filluar nga ora 04:00 e mëngjesit me vëzhgimin e shpërndarjes së materialit të ndjeshëm nga zyra e KKZ-së. Sipas vëzhguesve të D4D-së dhe INPO-së, procesi i shpërndarjes së materialit të ndjeshëm ka shkuar në mënyrë të rregullt dhe materiali i është dorëzuar ekipeve përkatëse me kohë.

Sipas vëzhguesve tanë, të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe nuk ka pasur ndonjë problem në hapjen e tyre. Në bazë të informacioneve të para, në qendrën e votimit 0712D (fshati Elezaj) materiali udhëzues për votim ka munguar brenda vendvotimit.

Parregullsitë e para:
Në qendrën e votimit 0707D (fshati Doganaj) ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes të kryesuesit (AAK) të vendvotimit 01R pasi që i njëjti nuk ka lejuar të votoj një vëzhgues të subjektit politik të PDK i cili ka tentuar të votojë me kopje të letërnjoftimit. Pas insistimit të kryesuesit të vendvotimit, vëzhguesi ka dalë jashtë për disa momente dhe është kthyer me një letërnjoftim tjetër por që sipas vëzhguesve tanë dyshojmë se edhe ky letërnjoftim ka qenë kopje dhe jo origjinal.

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *