Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme Uncategorized @sq

“Ferizaj qyteti më i (pa)pastër”

Komunikatë për media KJ2012/39

Kryetari i qytetit z. Bajrush Xhemaili pati premtuar se Ferizajn do ta bëjë qytetin më të pastër në Kosovë. Por situata aktuale tri vite pasi kryetari ka fituar mandatin e dytë për të udhëhequr qytetin nuk duket aspak inkurajuese. Shkrirja e borës ka qitur në pah papastërtinë e qytetit të Ferizajt. Mbeturinat të cilat ishin të mbuluara nga bora e javëve të fundit janë zbuluar me fillimin e shkrirjes së borës duke treguar mos efikasitetin e komunës dhe KRM “Pastërtia” për mirëmbajtjen e pastërtisë në qytet.

Organizata INPO përmes performancës së sotme “Ferizaj qyteti më i (pa)pastër” ia ka rikujtuar qytetarëve zotimin e Kryetarit. INPO është e vetëdijshme që gjatë javëve të kaluara ka qenë gjendje e jashtëzakonshme por kjo nuk do të thotë që Kryetari, Drejtoria për Shërbime Publike dhe kompania e kontraktuar nga Komuna, KRM “Pastërtia” të vazhdojnë gjumin dimëror.

INPO nuk lë anash as papërgjegjësitë e qytetarëve për mbrojtjen e ambientit, kështu u bënë thirrje qytetarëve që mbeturinat të mos i hedhin vend e pavend dhe të kenë kujdes sa më të madh për ambientin i cili i rrethon. Por papërgjegjësia e qytetarëve në asnjë rast nuk i shfajëson organet kompetente për mirëmbajtjen e pastërtisë në qytet nga obligimet e veta.

Përmes kësaj komunikate ne gjithashtu i bëjmë thirrje KRM “Pastërtia” që paraprakisht të pastrojë kryqet e gypave të kanalizimit që me shkrirjen e borës të evitojë rrezikun e vërshimeve eventuale.

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *