Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme PerSllajder

INFOGRAFIKË: PERFORMANCA E KOMUNAVE NË PËRFSHIRJEN E PROJEKTEVE EKZEKUTIVE NË AKTIVITETET E PROKURIMIT PËR PUNË GJATË VITIT 2023

Organizata INPO, në kuadër të projektit “Tenderimi Transparent dhe Menaxhimi Kualitativ i Projekteve,” mbështetur nga Aktiviteti i USAID-it për Integritetin e Komunave në Kosovë, ka monitoruar aktivitetet e prokurimit për kontratat e llojit “punë” gjatë vitit 2023 në 8 komuna të vendit: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Suharekë, Vushtrri, Rahovec dhe Lipjan.

 Qëllimi i monitorimit:
Monitorimi është realizuar për të vlerësuar përmbushjen e kërkesës ligjore që aktivitetet e prokurimit të inicohen me projekt ekzekutiv. Ky standard synon të sigurojë transparencë më të madhe dhe cilësi më të lartë të projekteve dhe punimeve të kryera në nivel komunal, në përputhje me legjislacionin për prokurimin publik në Kosovë.

 Gjetjet kryesore për 2023:
Nga gjithsej 459 aktivitete prokurimi për punë të monitoruara:

  • 41.8% prej tyre janë nisur me projekt ekzekutiv
  • 58.2% prej tyre janë nisur pa projekt ekzekutiv

 Përqindja e aktivitetet me projekt ekzekutiv në komuna:

  • Gjakovë: 84.2%
  • Gjilan: 64.8%
  • Prishtinë: 44.7%
  • Pejë: 43.9%
  • Suharekë: 32.4%
  • Rahovec: 24.3%
  • Vushtrri: 18.3%
  • Lipjan: 8%

 Performanca e komunave në vitet 2021 dhe 2022
Grafiku i bashkëngjitur paraqet një krahasim të përqindjeve të aktiviteteve të inicuar me projekt ekzekutiv gjatë viteve 2021 dhe 2022, duke ofruar një pasqyrë të progresit dhe angazhimit të komunave për përmirësimin e transparencës dhe cilësisë.

Përfshirja e projekteve ekzekutive është thelbësore për të rritur efikasitetin dhe besueshmërinë e prokurimit publik dhe për të siguruar përdorim më efektiv të burimeve publike.

 Për më shumë detaje, ju ftojmë të shihni infografikën më poshtë!

#TransparencaPublike #Prokurimi #IntegritetiKomunave #USAID #INPO #KomunatNëKosovë

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *