Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme Uncategorized @sq

INPO shpreh keqardhje për vrasjen e Drejtorit të Arsimit z. Remzi Salihu!

Organizata Iniciativa për Progres (INPO) shpreh keqardhjen dhe tronditjen e thellë me rastin e rëndë të vrasjes së Drejtorit të Drejtorisë së Arsimit Remzi Salihu në zyrën e tij të punës. Pa marrë parasysh rrethanat, një akti i tillë është i pajustifikueshëm dhe i papranueshëm për shoqërinë tonë, është goditje për institucionet publike si përfaqësuese të qytetarëve dhe është goditje për sistemin arsimor të vendit.

Në këto momente të vështira u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit dhe kolegëve pranë Komunës së Prishtinës. Bashkëndiejmë dhimbjen me ta dhe u qëndrojmë afër në këto momente të vështira duke pritur që drejtësia do të vendoset në vend.

Në këto raste është e rëndësishme që tu besojmë organeve të hetuesisë dhe të drejtësisë të kryejnë punën e tyre. Aktet e dhunës, në disa rastet edhe me fatalitete janë një dukuri mjaft shqetësuese e cila duket se po shënojnë rritje në Kosovë. Ftojmë Komunën e Prishtinës që të tregojë forcën dhe pjekurinë për të kaluar këto momente të vështira dhe të vazhdojë procesin e ngritjes së cilësisë në arsimin e kryeqytetit, kjo sa i përket përgjegjësive të cilat i ka.

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *