Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme Uncategorized @sq

Kerkese per Ministrine e Administrimit dhe Pushetit Lokal

I nderuar ministër z. Petrovic Me respektin më të lartë për ju dhe institucionin që ju përfaqësoni, përmes kësaj shkrese kërkojmë nga ju që të ndërrmerren të gjitha masat të cilat janë nën kompetencën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për hapjen e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prishtinës.

INPO vlerëson se mbajtja mbyllur e Komitetit për Politikë dhe Financa është shkelje e ligjit për Vetëqeverisjen Lokale neni 68 i cili thotë se: “Kuvendi i komunës miraton rregulloren komunale që promovon transparencë të organeve legjislative, ekzekutive dhe administrative të komunës, duke e rritur pjesëmarrjen e opinionit në marrjen e vendimeve në nivel lokal dhe duke lehtësuar qasjen publike në dokumentet zyrtare të komunës”.

Gjithashtu është edhe sheklje e rregullores të aprovuar nga vetë Kuvendi Komunal i Prishtinës “Neni 4 që thotë: Përveç të drejtës së dhënë sipas Statutit, pjesëmarrësit e publikut mund ta marrin fjalën në mbledhje të Komiteteve për çështje specifike. Kryesuesi i mbledhjes duhet të vendosë për rendin, me të cilin personat mund t’i drejtohen pjesëmarrësve në mbledhje dhe duhet t’i ndërpresë ata, nëse diskutimi i tyre është i gjatë dhe në të përsëriten gjërat. Fjala e tyre mund të zgjasë deri në 3 minuta.”

INPO vlerëson se përmes mbylljes së Komitetit për Politikë dhe Financa cenohet e drejta e qytetarëve dhe shoqërisë civile për të qenë të informuar me zhvillimet të cilat ndodhin. Ne mendojmë se arsyetimi të cilin Komuna ka dhënë nuk është bindës dhe aspak i vlefshëm dhe bie në kundërshtim me LVL (Ligjin për Vetë Qeverisje Lokale).
Me respekt,
Avni Bytyqi
Drejtor Ekzekutiv

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *