Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Aktivitetet - Qeverisja e Mirë Lajme Uncategorized @sq

Komuna e Prishtinës po ndërton dhe po lejon të ndërtohet edhe në vende të cilat nuk janë për të ndër

Prishtinë, 30 Shtator 2013 – INPO shpreh shqetësimin e saj pas shembjes së dheut në lagjen “Arbëria” (ish-Dragodani), e cila ka shkaktuar frikë dhe shqetësim për banorët e ndërtesave afër rrugës, ku është shembur dheu.

Hapja e një grope për ndërtim në këtë lagje, ka shkaktuar shembjen e dheut, plasaritjen e asfaltit të rrugës së re”Ekrem Rexha” e cila ende nuk është përuruar. Shembja e dheut, ka shkaktuar panik të madh për banorët të cilat jetojnë në këtë lagje.

Shembja e kësaj rruge, dëshmon se komuna nuk i ka bërë një studim të mirë dhe profesional vendit ku është ndërtuar rruga. Më këtë problem cili ka ndodhur sot, Komuna po tregon qartë se po ndërton dhe po lejon të ndërtohet edhe në vende të cilat nuk janë për të ndërtuar.
INPO i bënë thirrje komunës së Prishtinës që në mënyrë urgjente të adresojë këtë problem dhe të parandaloj pasoja fatale të cilat mund të ndodhin nga situata e krijuar në këtë lagje.

Gjithashtu, komuna t’i angazhojë ekipet profesionale në terren për shqyrtimin e përmbushjes se kritereve teknike edhe të objekteve tjera të cilat janë duke u ndërtuar në këtë pjesë të qytetit.

INPO rikujton komunës, se në Prishtinë ekzistojnë një sërë faktorësh të cilët bëjnë që ushtrimi i një kontrolli nga inspekcioni të jetë më i madh, për shkak se shumë individ të papërgjegjshëm gjatë procesit të ndërtimit dalin edhe përtej parcelave të tyre, prandaj një mbikëqyrje nga ana e komunës do të jetë në dobi të jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *