Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme Uncategorized @sq

Komunikata 2 (13:30) Dalja në votime deri në ora 12:00 dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor

(Raport paraprak përmbledhës. Detajet për secilën çështje të identifikuar do të jepen në raportet me të detaizuara që do të përgatiten pas procesit të votimit)

Ferizaj – Në tërësi, deri në mesditë, në ora 12:00, në raundin e dytë të zgjedhjeve kanë dalë 8,569 votues ose 9% nga numri total i votuesve prej 95449. Në zonat urbane dalja ka qenë 6.9% ndërsa në zonat rurale 11.2%. Dalja më e lartë ishte 19% në një vendvotim, dhe më e ulëta ishte 3.74%. Mesatarisht kanë votuar 69 votues për një vendvotim.
Sipas vëzhguesve të D4D-së dhe INPO-s, procesi i votimit në përgjithësi është duke shkuar në rregull me disa përjashtime të vogla. Më poshtë është një përmbledhje e shkurtër e parregullsive të vërejtura dhe raportuara nga vëzhguesit e D4D-së dhe INPO-s

Në qendrën e votimit, 2501X (shkolla Pjetër Bogdani), vendvotimi 07, ka ndodhur një fjalosje në mes të komisionarit të LDK-së dhe atij të AKR-së.
Në qendrën e votimit 2513D, vendvotimi 04 (fshati Talinoc), një personi i është lejuar që të votojë me kopje të letërnjoftimit, pasi që ky votues paraprakisht kishte kërcënuar komisionerët. Në të njëjtën qendër, së paku dy votues që nuk e kanë gjetur emrin në listën e tyre të votuesve, personat zyrtarë në tavolinën ndihmëse u kanë thënë që të kthehen në shtëpi, pa u ofruar opsionin e votimit me kusht.

Në qendrën e votimit 2504D, vendvotimi 06 (shkolla Zenel Hajdini), kryesuesi i vendvotimit ka asistuar në votim një person të shtyrë në moshë duke i dhënë instruksione se për kë të votojë.
Ajo çka është vërejtur në përgjithësi nga vëzhguesit tanë është një jo-seriozitet i komisionarëve të cilët në vazhdimësi janë duke i lëshuar vendvotimet për periudha të gjata kohore, duke i lënë vendvotimet me vetëm dy-tre komisionerë.

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *