Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme Uncategorized @sq

Kryetari Xhemaili refuzon çdo forme të bashkëpunimit me shoqërinë civile.

– Iniciativa për progres – INPO pas shumë përpjekjeve për tu takuar me kryetarin e Ferizajt Bajrush Xhemaili, në javën e kaluar ka marr një përgjigjeje nga asistentja e tij se Kryetari nuk është i interesuar që të takohet me përfaqësuesit e organizatës sonë, pa dhënë ndonjë arsyeje konkrete.

Organizata jonë ka shpreh interesim që të takohet me kryetarin Xhemaili për të biseduar për shumë çështje të rëndësishme për qytetin e Ferizajt dhe për të ofruar bashkëpunim kryetarit Xhemaili, mirëpo një gjë e tillë është refuzuar nga kryetari.
Kjo praktik e sjelljes së Kryetarit Xhemaili ndaj shoqërisë civile bie ndesh me zotimet e vet kryetarit për më shumë transparencë,llogaridhënie si dhe bashkëpunim me shoqërinë civile. Kjo sjellje e Kryetarit ndaj shoqërisë civile nuk kontribuon në fuqizimin e sistemit demokratik dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve për të cilat është i thirrur.

Ne si organizatë, shprehim shqetësimin tonë edhe për mos realizimin e takimeve të Kryetarit me qytetarë. Ne jemi dëshmitar se në ditën e caktuar për qytetarë në shumicën e kohës nuk ka qenë prezent kryetari dhe as nënkryetari por edhe as asistentja e tij, ndërsa qytetarët kanë pritur me orë të tëra para zyrës me shpresën se do ti takojnë ata.

Një formë e tillë e bojkotit kundrejt shoqërisë civile dhe qytetarëve të komunës së Ferizajt bie në kundërshtim me të gjitha parimet, jo vetëm ligjore por edhe ato etike.

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *