Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme

Pas reagimit të INPO-s, Komuna e Leposaviqit përmirëson gabimin në shpallje të aktivitetit të prokurimit

Prishtinë, 8 qershor 2022– Në kuadër të monitorimit sistematik të prokurimit publik, INPO është duke monitoruar edhe aktivitetin me titull “Blerja e kompjuterëve tabletë për nxënësit në shkolla” me numër të prokurimit 641-22-5400-1-3-6. Në platformën e-prokurimi vërehet një gabim, ku në rubrikën emërtimi i aktivitetit, në vend të emërtimit të saktë, shënon “Pesë mijë e katërqind e njëzet e tre euro e njëzet e tetë cent”.

Shih gabimin në fotografinë më poshtë:

Ky emërtim përveç që nuk pasqyron titullin e saktë të aktivitetit të prokurimit, në të njëjtën kohë mund të ndikoj negativisht në interesimin e operatorëve ekonomik kompetent lidhur me këtë aktivitet, apo të njëjtit mund t’i vë në lajthitje gjatë përgatitjes dhe dorëzimit të ofertës. Pra, emërtimi i aktivitetit të prokurimit duhet të jetë i qartë dhe duhet të pasqyroj atë çfarë autoriteti kontraktues ka për qëllim të prokuroj.

Nëpërmjet një reagimi jo publik, INPO më 7 qershor 2022, ka kërkuar nga Komuna e Leposaviqit që ta ndryshoj këtë emërtim të aktivitetit të prokurimit sa më parë që të jetë e mundur, dhe nëse kjo nuk është e mundur teknikisht, atëherë aktiviteti të anulohet në tërësi dhe të shpallet aktivitet i ri pa gabime të tilla.

Një ditë më vonë, përkatësisht më 8 qershor 2022, Komuna e Leposaviqit ka përmirësuar gabimin e evidentuar nga INPO. Ky adresim i menjëhershëm i rekomandimit është për tu përshëndetur dhe është rezultat i bashkëpunimit në kuadër të prokurimit publik që INPO ka me komunat e Republikës së Kosovës.

Në fotografinë më poshtë shih ndryshimet e bëra:

INPO do të vazhdoj të monitoroj prokurimin publik në gjithë Republikën e Kosovës.

 

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *