Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme

Përfaqësues nga organizata INPO u takuan me Bordin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP)

Prishtinë, 22 qershor 2022 – Përfaqësues nga organizata INPO u takuan me Kryetarin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) z.Osman Vishaj dhe anëtarin z. Avni Sahiti.

Në kuadër të aktiviteteve të saj, INPO është duke zhvilluar takime jo-formale me përfaqësues të institucioneve që kanë për detyrë dhe funksion prokurimin publik në Republikën e Kosovës. Takimi kishte për qëllim dëgjimin për së afërmi të problemeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohet KRPP sa i përket prokurimit publik. Pjesë e diskutimit padyshim ishte edhe puna e INPO-s në fushën e prokurimit publik si dhe diskutimi i mundësive se si mund të bashkëpunojmë në të ardhmen.

Me Bordin e KRPP-së u pajtuam që të shtohet bashkëpunimi me shoqërinë civile si dhe të instalohen mekanizma të cilët këtë bashkëpunim e mbajnë konstant dhe të vazhdueshëm. Po ashtu u njoftuam se KRPP është në fazën e plotësim ndryshimit të Rregullave dhe Udhëzuesit të Prokurimit Publik dhe u pajtuam që INPO të jap kontributin dhe ekspertizën e saj në këtë dokument shumë të rëndësishëm.

INPO do të vazhdojë me takime dhe bashkëpunime të tilla edhe në të ardhmen me qëllimin e vetëm të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në prokurimin publik.

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *