Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme

Përfaqësues nga Organizata INPO u takuan sot me Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni

Gjilan, 24 maj 2022 – Përfaqësues nga Organizata INPO u takuan sot me Kryetarin e Komunës së Gjilanit z.Alban Hyseni.
Në kuadër të aktiviteteve të saj, INPO është duke zhvilluar takime jo formale me kryetarë të komunave të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i takimeve është dëgjimi për së afërmi i problemeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohen komunat, përkatësisht ekzekutivi i komunave, me theks të veçantë në fushën e prokurimit publik. Pjesë e diskutimit ishin edhe gjetjet e INPO-s në fushën e prokurimit publik gjatë vitit 2021 në Komunën e Gjilanit si dhe mundësitë se si ne si organizatë do të mund të ndihmonim në këtë drejtim, përkatësisht mënyrat e rritjes së bashkëpunimit në të ardhmen për adresim efektiv të rekomandimeve.
Së bashku me z. Hysenin u pajtuam që takimet të tilla të jenë më të shpeshta dhe në të ardhmet të rritet bashkëpunimi në mes të Komunës së Gjilanit dhe INPO-së, me qëllimin e vetëm të qeverisjes transparente dhe llogaridhënëse në të mirë të gjithë qytetarëve.

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *