Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme Uncategorized @sq

Prishtina komunë apo kryeqytet

Prishtinë, 1 Prill 2015- INPO me mbështetjen e fondacionit Friedrich Ebert Stiftung, prezanton raportin “Prishtina komunë apo kryeqytet”. Ky raport paraqet gjetjet dhe rekomandimet e dala nga procesi i monitorimit të drejtpërdrejt të Komunës së Prishtinës për vitin 2014. Gjatë kësaj periudhe raportuese, është monitoruar puna e Kuvendit të Komunës, si organi më i lartë ushtrimit të pushtetit lokal në Komunë dhe Ekzekutivi i Komunës, si bartës i zbatimit të objektivave komunale. Gjithashtu, në fokus kanë qenë edhe akterë të tjerë të rëndësishëm të qeverisjes lokale, siç është zbatimi i rekomandimeve të Zyrës se Auditorit të Përgjithshëm, funksionimi i Zyrës për Integrime Evropiane dhe Këshilli për Veprim Rinor Lokal.

Tutje në këtë raport, është trajtuar faza e tranzicionit të pushtetit nga udhëheqja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) tek Lëvizja Vetëvendosje (VV). Vëmendje i është kushtuar dilemave që e karakterizojnë Komunën e Prishtinës, si problematika e identitetit të Prishtinës si kryeqytet i vendit dhe sfidat me të cilat vazhdon të përballet Prishtina.

Përgjithësisht, Ekzekutivi i Komunës së Prishtinës gjatë vitit të parë të qeverisjes, ka qenë i paqëndrueshëm dhe jo kompakt. Tërheqja e dy drejtorëve nga detyra, ka qenë shqetësuese për qëndrueshmërinë dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe realizimin e projekteve brenda drejtorive. Funksionimi i drejtorisë së Kulturës për katër muaj me radhë pa drejtor të emëruar, ka paraqitur ngecje në menaxhimin e drejtorisë dhe dështimin në realizimin e projekteve kapitale të planifikuara me buxhetin komunal 2014. Gjithashtu Komuna e Prishtinës përballet edhe më neglizhimin e realizmit të projekteve kapitale të parapara me buxhetin komunal. Si rezultat i mosekzekutimit të duhur të buxhetit Komuna vazhdon të përballet me një suficit gjithnjë e në rritje. Një nga arsyet bazë të performancës së dobët të komunës në shpenzimin e buxhetit komunal qëndron në mangësitë për planifikimin e projekteve nga drejtoritë përgjegjëse dhe monitorimin e implementimit të tyre konform afateve të përcaktuara kohore.

Gjithashtu, nuk janë adresuar sa duhet nevojat e qytetareve për shërbime më të mira publike, trafiku urban ende vazhdon të funksionoj në gjendje të vështirë, mungesa e definimit të qartë dhe lëshimit për përdorim të hapësirave për parkingje publike po pamundëson shkarkimin e trafikut rrugor nga tollovia që shoqëron Prishtinën çdo ditë pune të javës. Njëkohësisht mungesa e nënkalimeve dhe mbi kalimeve në pikat më të frekuentuara të qytetit, po pamundëson lëvizjen e lirë të qytetareve në kryerjen e aktiviteteve ditore.

Sa i përket Kuvendit të Komunës së Prishtinës, INPO ka përcjelle me shqetësim dështimin e partive politike në Kuvend për të tejkaluar mosmarrëveshjet partiake dhe angazhuar në adresimin e problemeve me të cilat ballafaqohet komuna. Gjithashtu, debati i zhvilluar në Kuvend, është shumë larg nivelit të një debati cilësor dhe produktiv, duke dominuar kështu përplasjet verbale në vend të zhvillimit te ideve përparimtare dhe frymës progresive, e cila mendohet të karakterizojë një Kuvend të zgjedhur nga vota e lirë e qytetarëve.

INPO e sheh si sfidë për Komunën e Prishtinës, që brenda këtij mandati qeverisës të angazhohet në implementimin e planeve rregullative në vendbanimet urbane, rrënimin e ndërtimeve të egra, shpërndarjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve si dhe regjistrimin e aseteve dhe pasurive komunale.

Duke qenë të përkushtuar në trajtimin objektiv të çështjeve që ne monitorojmë, shpresojmë që ky raport të ketë vëmendjen e Komunës se Prishtinës dhe si i tillë të pranohet si material mbështetës në identifikimin dhe qasjen ndaj problemeve me të cilat përballet Komuna dhe qyteti në tërësi.

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *