Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme Uncategorized @sq

Shkolla e Aktivizmit në Gjakovë

Gjakovë, 12 Maj 2013 – Organizata INPO sot përfundoj shkollën e Aktivizmit në Gjakovë me nxënës nga shkollat e mesme të Gjakovës. Pjesëmarrësit në këtë shkollë u pajisjen me dijë në këto fusha: si të avokohet në institucionet publike, si të shkruhet dhe menaxhohet një projekt, si të bëhen hulumtimet kualitative dhe kuantitative, mënyrat e debatit Carl Popper dhe për të drejtat e njeriut.

Benefitet e pjesëmarrjes në shkollë ishin shumë dimensionale. Në radhë të parë, pjesëmarrësit për që kanë qenë aktiv gjatë tërë periudhës sa zgjatë shkolla, ata më pas do të realizojnë projekte dhe aktivitete në komunitetin ku jetojnë dhe veprojnë.

Shkolla e Aktivizmit do të jetë një eksperiencë e paharruar për të gjithë pjesëmarrësit. Në njërën anë për shkak të eksperiencës profesionale që kanë përfituar dhe, në anën tjetër, për shkak të shoqërisë së re që kanë krijuar, të cilat shpesh herë shndërrohen në miqësi të vazhdueshme.

Përveç aspektit teorik dhe praktik që ligjëruesit shpjeguan para pjesëmarrësve të shkollës së aktivizmit, gjatë kësaj periudhe sa zgjati shkolla, ata realizuan dhe aktivitete të ndryshme si: lojëra të ndryshme, debate dhe forume të hapura, etj.

Përveç kësaj, nxënësit do të kenë mundësi të shumta të angazhohen nëpër organizata ekzistuese jo-qeveritare apo edhe të formojnë organizatat e tyre, me ç’rast organizata INPO dhe trajnerët e angazhuar do të ofrojnë përkrahje dhe asistencë të vazhdueshme për nxënësit që vendosin të formojnë organizatat e tyre.

Shkolla e Aktivizmit, ka për qëllim të aktivizoj të rinjtë kosovar, si potenciali më i rëndësishëm i vendit për ndryshime pozitive në Kosovë.

Shkolla e Aktivizmit do të mbahet edhe në tri komuna tjera në muajt në vijim si: Prizren, Mitrovicë dhe Prishtinë.

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *