Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme Uncategorized @sq

Shtatorja e Anton Çettës të vendoset ne oborrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Prishtinë, 05 Shtator 2013 – Sot u bënë dhjetë vite që kur i ndjeri Anton Çetta u shkri në bronz nga skulptori prishtinas Fatmir Hoxha. Ky personalitet kombëtar që fitoi respektin e thellë të popullit, ky njeri popullor me edukim evropian, profesor i letërsisë se vjetër shqipe, studiues i romantikes, mbledhës i folklorit dhe mbi gjithash pajtues i gjaqeve, duhet ta këtë një vend, ku njerëzit e tij mund ta prekin e ta kujtojnë urtësinë e tij.

Deri më sot, institucionet e vendit nuk kanë bërë sa duhet për figurën e Anton Çettës i njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë. Asnjë institucion publik nuk kanë ndarë mjete për të ndërtuar shtatoren e këtij burri që ka dhënë shumë për Kosovën. Gjithashtu Komuna e Prishtinës nuk ka ndarë një hapësirë publike për të vendosur shtatoren e tij, pasi që tashmë ajo ekziston.

INPO e fton Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunën e Prishtinës që në përvjetorin e 18 të vdekjes së tij, me 3 Nëntor, të vendosë bustin e Anton Çettës para Ministrisë së Kulturës në shenjë respekti për figurën e këtij intelektuali të madh shqiptar.

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *