Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme Uncategorized @sq

“ Të mbrohen investimet e qeverisë”

INPO reagon ndaj dëmtimit dhe vjedhjes së shtëpive të komunitetit serb në fshatin Babush, të ndërtuara me fondet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Veprimi kësisoj ndaj një projekti që ka kushtuar mbi 4 milion euro është vepër e rëndë penale e dënueshme me ligj.
Këta persona me këto veprime i shkaktojnë dëm rendit, ligjit dhe imazhit politik të Republikës së Kosovës.

Për këtë shkak, INPO kërkon që organet kompetente të ndërmarrin masa urgjente dhe atë në dy drejtime:
1. Që këto shtëpi të ndërtuara nga paratë e qytetarëve të vihen në mbrojtjen e shtetit të Kosovës dhe
2. Që personat e implikuar në këto veprime të paligjshme të dënohen me ashpërsinë më të madhe të ligjit
Distancimi nga veprimet jonjerëzore dhe joligjore si dhe mbrojtja e pasurisë dhe e parasë publike të investuar nga Republika e Kosovës do ta pa mundësojmë shfrytëzimin politik të këtyre veprimeve nga qarqe të caktuara.

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *