Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme Uncategorized @sq

Të shqiptohen masa ndëshkimore atyre që thyejnë rregullat e mirësjelljes dhe të punës në institucion

16 Mars 2011-Organizata INPO përmes një shkrese zyrtare të adresuar Kryetarit të Hani I Elezit zotëri Rufki Suma, ka kërkuar që tu shqiptohet masa ndëshkimore, Shkarkim nga detyra , Këshilltarit të tij Mallzum Ҫajani dhe Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit Nexhmedin Daci, kërkesën tonë e mbështesim në arsyetimin se këta kanë bërë shkelje të Kodit të Mirësjelljes dhe parimeve themelore etikës së punës dhe atyre profesionale. Më poshtë mund të shihni shkresën komplete;
I nderuar z. Suma
Me respektin për ju dhe institucionin që ju përfaqësoni, përmes kësaj shkrese ne shprehim shqetësimin tonë për rastin e ndodhur me 10 mars 2011.
INPO dënon ashpër sulmin e ndodhur në mes Drejtorit të Urbanizmit dhe këshilltarit tuaj. Konsiderojmë se ky akt është një akt jo moral, i cili akt bie ndesh me të gjitha parimet etike dhe profesionale. Gjithashtu këta dy zyrtarë me vet faktin se mbajnë dy pozicione publike duhet të jenë shembull për qytetarët e kësaj komune.
INPO konsideron se, nëpunësit e tillë nuk janë denjë të jenë në funksione publike dhe të tregojnë profesionalizëm.
Andaj kërkojmë nga ju që tu shqipëtohet masa ndëshkimore, Shkarkim nga detyra , Këshilltarit tuaj Mallzum Ҫajani dhe Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit Nexhmedin Daci, kërkesën tonë e mbështesim në arsyetimin se këta kanë bërë shkelje të Kodit të Mirësjelljes dhe parimeve themelore etikës së punës dhe atyre profesionale.

Me respekt;
Avni Bytyci
Drejtor ekzekutiv

 

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *