Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme Uncategorized @sq

Zgjedhja e Drejtorit të ri të organizatës INPO

Të nderuar,

Ju njoftojmë se në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të antarëve të organizatës INPO, të datës 27 Janar 2013, janë mbajtur zgjedhjet e rregullta për Drejtor të organizatës dhe me këtë rast Kuvendi i antarëve në pajtim me nenin 5 pika 3.1 të statutit të Organizatës ka zgjedhur për Drejtor Ekzekutiv z. Samir Rekën.

Samir Reka është Jurist i diplomuar dhe kandidat për Master në drejtimin Kushtetues- Administrativ në Universitetin e Prishtinës. Samiri ka një përvojë të gjatë në sektorin e shoqëris civile duke kontribuar kështu në zhvillimin dhe fuqizimin e vlerave demokratike në Kosovë.

INPO falendëron të gjithë anëtarët e organizatës, aktivistët, anëtarët e bordit konsultativ, miqtë, bashkëpunëtorët dhe posaçërisht z. Avni Bytyçin për kontributin e tij dy vjeqar si Drejtor Ekzektutiv në INPO. Organizata Iniciativa për Progress i uron suksese të mëtutjeshme Avniut në angazhimet e tij profesionale dhe shkencore.

Po ashtu, në mënyrë të veqantë INPO i falenderon donatorët e organizatës që me përkrahjen e tyre të vazhdueshme ndihmojnë realizimin e misionit të organizatës.

Me respekt,

INPO

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *