Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme Uncategorized @sq

Zyrtarët e INPO-së takohen me u.d të Prokurorit publik të Komunës së Ferizajt.

Ferizaj, 14 shtator 2011-Zyrtarët e INPO-së realizuan sot një takim me u.d. të Kryeprokurorit Publik të komunës së Ferizajt, z. Shukri Jasharin, me ç’rast u diskutua rreth punës së prokurorisë, problemet që përballen ata në kryerjen e detyrës, si dhe informim rreth disa lëndëve të ngritura, e që janë me rëndësi të veçante rreth luftës kundër korrupsionit dhe krimeve ekonomike.

Jehona Kapllani, zyrtare e INPO-së, kërkoi nga kryeprokurori informacione rreth punës së prokurorisë si dhe problemet që përballet ky institucion. Sipas z. Shukri Jashari: “Prokuroria komunale e Ferizajt edhe pse përballet me vështirësi të mëdha sa i përket stafit të pamjaftueshëm, në kohë dhe numër rekord është duke proceduar lëndët që i vijnë këtij institucioni”. Stafi i pamjaftueshëm dhe disa shkaqe tjera po e pamundësojnë prokurorisë procedimin e shpejtë të lëndëve. Ndër të tjera zyrtarja Kapllani ngriti shqetësimin rreth procedimit të lëndëve të veprave të korrupsionit dhe krimeve ekonomike. Kryeprokurori shpjegoi se gjatë këtij viti është rritur numri i lëndëve të proceduar nga prokuroria rreth veprave të korrupsionit dhe krimeve ekonomike. Kërkesa e OJQ-së INPO është që lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike t’u jepet prioritet në procedim dhe investigim, në mënyrë që suksesi kundër korrupsionit të jetë më i madh.

Rezultat i këtij takimi është pajtueshmëria e zyrtarëve të INPO-së dhe u.d. i Kryeprokurorit, në idenë që lëndët e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike t’u jepet prioritet, si hap drejt luftimit të drejtë dhe të shpejtë të këtyre dukurive negative të shoqërisë.

 

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *