Sot INPO ka marrë edhe përgjigjen zyrtare të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL, në shqetësimet dhe kërkesën e INPO-së në lidhje me transparencën dhe hapësirën për publikun në Komitetin për Politikë dhe Financa të Komunës së Prishtinës. Në një shkresë zyrtare të drejtuar MAPL-së, INPO kishte kërkuar nga kjo e fundit të […]
Në kuadër të projektit “Për Prokurim Transparent dhe të paanshëm” të mbështetur nga Balkan Trust for Democracy, INPO organizoi debatin me temë: ”Situata aktuale në zyrën e Prokurimit, sfidat dhe prioritetet për vitin 2011” në Shtime . Në këtë debat morën pjesë: Përfaqësuesi i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Abdyl Limani, Zyrtar të zyrës së […]
– Iniciativa për progres – INPO pas shumë përpjekjeve për tu takuar me kryetarin e Ferizajt Bajrush Xhemaili, në javën e kaluar ka marr një përgjigjeje nga asistentja e tij se Kryetari nuk është i interesuar që të takohet me përfaqësuesit e organizatës sonë, pa dhënë ndonjë arsyeje konkrete. Organizata jonë ka shpreh interesim që […]
Organizata INPO përshëndet çdo iniciativë të institucioneve të hetuesisë dhe të drejtësisë për luftimin e korrupsionit dhe keqpërdorimit të parave të taksapaguesve kosovarë në çdo nivel të qeverisjes qoftë ai qëndror apo lokal. Me arrestimet e fundit në Komunën e Prishtinës, por edhe më herët në komuna të tjera, po dëshmohet se Zyrat e Prokurimit […]
Aktivistët e organizatës INPO, sot përmes një aksioni pastrimi në parkun e Lirisë bënë thirrje qytetarëve dhe institucioneve që të kujdesemi dhe ta ruajmë këtë pasuri natyrore që ka qyteti jonë. INPO shpreh shqetësimin për gjendjen në të cilën gjendet parku i Lirisë ku qytetarët e pandërgjegjshëm hedhin mbeturina, shkatërrojnë ulëset, llambat ndriçuese, dhe ndezin […]
21 prill 2011- Pas reagimit të djeshëm të INPO-së ndaj ligjshmërisë së vendimeve për dhënie në shfrytëzim të hapësirës publike për vendosjen e billbordave reklamuese. Drejtoresha e Drejtorisë së Urbanizmit, Pronës, Kadastrit, Gjeodezisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit ka hedhur poshtë dyshimet e INPO-së për këtë çështje. Ne sot, pas këtyre deklarimeve përmes një Fletë paraqitje […]
Organizata INPO sot në oborrin e Komunës së Prishtinës përmes një performance ka shprehur pakënaqësinë dhe njëkohësisht shqetësimin e qytetarëve lidhur me kabllot e energjisë elektrike, telefonisë fikse, internetit dhe të tjera të cilat janë të lidhura në mënyrë kaotike në shtylla. Këto shtylla janë të stërngarkuara nga kabllot të cilat janë vendosur edhe nga […]
15 prill 2011 – Iniciativa për Progres dënon ashpër incidentin e ndodhur me 13 prill të këtij viti në hyrje të objektit të shkollës së mesme ekonomike “Faik Konica” në Ferizaj, ku një nxënës tek po dilte në pushim sulmohet me armë të ftohta nga një person i panjohur. Rastet e incidenteve të tilla po […]
I nderuar ministër z. Petrovic Me respektin më të lartë për ju dhe institucionin që ju përfaqësoni, përmes kësaj shkrese kërkojmë nga ju që të ndërrmerren të gjitha masat të cilat janë nën kompetencën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për hapjen e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prishtinës. INPO vlerëson […]
Pas kërkesës së INPO-së drejtuar Institucioneve Komunale për anulimin e konkursit për zyrtarë të njësisë së informimit në Komunën e Ferizajt, konkursi është anuluar. INPO ditë më parë reagoi ndaj mënyrës së shpalljes së vendit të punës për zyrtar të njësisë së informimit në Komunën e Ferizajt, dhe njëherit ne kërkuam anulimin e këtij konkursi […]





