Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Lajme Uncategorized @sq

INPO i ka dërguar letër rekomanduese KQZ-së

KQZ-ja mund ta parandalojë fotografimin e votës me ndryshimin e pozitës së kabinës së votimit.

Në mbledhjen e fundit të Komisionit Qendror Zgjedhor u morë vendim që të ndalohet fotografimi i votës në momentin e votimit. Duke pasur parasysh vështërsitë për parandalimin e fotografimit të votës dhe votimit të shumëfishtë INPO si pjesë e koalicionit të shoqërisë civile të njohur si forumi ‘’Reforma’’ i rikujton KQZ-së disa rekomandime konkrete që mund të ndikojn në përmirësimin e procesit zgjedhor në tërësi dhe që shumë lehtë mund të parandalojnë fotografimin e votës dhe votimin e shumëfishtë.

Të ndryshohet pozicioni i kabinës së votimit

Në mënyrë që të parandalohet fotografimi i fletëvotimit INPO rekomandon që kabinat e votimit të kthehen në atë mënyrë që u mundëson vëzhguesve të shohin shpinën e votuesit.

Shpina e votuesit të mbetet e dukshme për vëzhguesit dhe komisionerët. Në këtë mënyrë edhe ruhet fshehtësia e votës dhe në të njëjtën kohë parandalohen format e ndryshme të manipulimit si i ashtuquajturi “treni bullgar” apo fotografimi i fletëvotimit.

2. Të bëhet shpërndarja proporcionale e komisionerëve në vendvotime

Shpërndarja e komisionerëve të jetë proporcionale dhe veqanërisht pozita e kontrolluesit të letërnjoftimit duke pasur parasysh se kontrolluesi i letërnjoftimit mund të mundësojë votimin në emër të dikujt tjetër dhe nënshkrimin pranë emrit të tjetër kujt INPO rekomandon që posti i kontrolluesve të letërnjoftimit të shpërndahet tek të gjitha subjektet politike në mënyrë proporcionale në mënyrë që të evitohen keqpërdorimet e mundshme. Ndarja proporcionale është dëshmuar si mekanizëm i dobishëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Ferizaj dhe Kacanik gjatë vitit 2012.

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *