Over 10 years we help companies reach their financial and branding goals. Engitech is a values-driven technology agency dedicated.

Gallery

Contacts

Rr. "Latif Hasani", pn 70000 Ferizaj, Kosovë

info@inpo-ks.org

+383 (0) 49 354 000

Aktivitetet - Qeverisja e Mirë Lajme Uncategorized @sq

Komuna e Prishtinës, po injoron kërkesat për qasje në dokumente publike

Prishtinë, 11 Nëntor 2013 – Komuna e Prishtinës nuk përgjigjet në kërkesat për qasje në dokumente publike, duke e injoruar në tërësi afatin kohorë i cili është i paraparë me ligjin për qasje në dokumente publike.

Komuna si institucion publik nuk po respekton ligjin për qasje në dokumente publike. Sipas këtij ligji, çdo kërkesë e cila i adresohet institucionit përkatës, institucioni në fjalë ka për obligim të përgjigjet në afat kohor prej 7 ditësh.

INPO gjatë muajit tetor ka bërë pesë kërkesa për qasje në dokumente publike në Komunën e Prishtinës, ku komuna nuk është përgjigjur në asnjërën prej tyre. Kërkesat kanë pasur të bëjnë me informata mbi punën e Komunës, e cila është e përcaktuar më Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe rregulloret tjera në fuqi. Kërkesat kanë qenë si në vijim: KJ2013PR/34 në këtë kërkesë është kërkuar nga komuna gjegjësisht nga Drejtoria e Infrastrukturës Lokale që të informoj më në detaje lidhur me ndërtimin e rrugëve urbane me infrastrukturë përcjellëse apo saktësisht pika 1.4.2.1, ku për këtë linjë buxhetore janë paraparë 3,000,000 euro.

Gjithashtu e njëjta kërkesë iu është bërë edhe për linjën buxhetore prej 1.4.2.2 e cila është paraparë për ndërtimin e rrugëve rurale, ku për këtë linjë buxhetore janë ndarë 2,500,000 euro. Njëkohësisht INPO ka kërkuar listën e rrugëve të cilat planifikohen të ndërtohen gjatë vitit 2014. Kërkesat e tjera kanë pasur të bëjnë me bashkëpunimin e Komunës së Prishtinës me komunat tjera dhe realizimin e ndonjë projekti të përbashkët, marrëveshjet e komunës me lagjet dhe vendbanimet e saj, funksionimin e auditorit të brendshëm komunal si dhe raportin e këtij të fundit mbi performancën e komunës gjatë vitit 2012

INPO vlerëson së Komuna e Prishtinës ka bërë shkelje të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike duke mos kthyer përgjigje në asnjërën prej kërkesave në fjalë.

Autor

inpo admin

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *